Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisllav Borisov: “Është detyra ime për t’i ndihmuar njerëzit”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Borisllav Borisov, një i ri 23 vjeçar, nuk i konsideron sukseset si njëfarë përjashtimi. Është i bindur se ka shumë të rinj me origjinë rome dhe suksese akademike. Borisllav thotë se vetë ai njeh më shumë se 200 romë të moshës së tij me arsim të lartë.

“Unë pata fatin e mirë që shumë njerëz ta mësojnë historinë time”, është i mendimit Borisllav. Shkakun që historitë e tjera të mbeten në hije, Borisllav e shpjegon me faktin se “shembujt pozitivë” nuk janë interesantë për mediet”. Është e vërtetë se pushteti i katërt kërkon para se gjithash problemet dhe u kushton vëmendje skandaleve, por edhe statistika zyrtare nuk na kursen realitetin e pakëndshëm. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga viti 2011 më shumë janë fëmijët romë që largohen nga shkolla, kurse vetëm 0.5 për qind e përfaqësuesve të etnosit mbarojnë arsim të lartë. Prandaj ndoshta do ta vazhdojmë t’i konsiderojmë këto histori si ajo e Borisllavit, si sensacion.

Para pak kohe ai mbaroi Kolegjin Mjekësor “Jordanka Fillaretova” për laborant. “Që së fëmijë kisha dëshirë të madhe për të qenë mjek, t’i ndihmojë njerëzit dhe të shpëtojë jetët e tyre”, na shpjegon zgjedhjen e vet ai. Aktualisht i riu bën studime master për logoped dhe psikologji për fëmijë në Universitetin e Ri Bullgar.

“Me të vërtetë do të kem dobi të madhe, sepse profesioni i laborantit është lidhur me komunikimin me njerëz më të ndryshëm – nga më të vegjlit e gjer te më të moshuarit dhe këta janë njerëz me sëmundje të ndryshme. Më pëlqen të merrem me fëmijë dhe psikologjia për fëmijë do të më ndihmojë të komunikojë me lehtë me ta – na shpjegon Borisllav motivet e tij për t’i vazhduar studimet. – Përveç kësaj jashtë shtetit në spitale ka psikologë, të cilët duhet t’i ndihmojnë të sëmurët për t’u ndier më mirë. Prandaj mendoj se psikologjia do të më ndihmojë në punën me pacientët.”

Borisllav thotë se prindërit e tij e kanë përkrahur gjithmonë në çdo një nismë të tij. “Modelet pozitive në mjedisin familjar janë një faktor kyç për zhvillimin e çdo një fëmije” – është kategorik ai.

Djali nuk i fsheh sfidat, me të cilat është ndeshur: “Këto janë vështirësi, me të cilët ndeshet çdonjëri i ri me origjinë rome, ndaj të cilit njerëzit kanë paragjykime dhe ai duhet të luftojë kundër tyre. Në fillim kolegët dhe pedagogët nuk më njihnin dhe i thonin vetes: “Ai është cigan, pra është i keq!” Në fillim kisha shumë vështirësi, derisa më njohin. Por u jam mirënjohës, sepse pasi më njohën, ata më pranuan shumë mirë. Unë jam zgjedhur përgjegjës i kursit. Isha gjithashtu flamurtari i parë rom në historinë e Kolegjit Mjekësor.”

СнимкаMegjithëse për Borisllavin ishte më lehtë për ta gjetur punë në Sofje, ai preferoi për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes Montana. “E dua qytetin tim. Këtu janë miqtë e mi, kam shumë kujtime dhe emocione të bukura. Përveç kësaj mendoj se këtu do të jem shumë i dobishëm”, thotë ai. Për shkaqe, të cilat Borisllav nuk do që të komentojë, ai nuk ka arritur të fillojë punë si laborant. Prandaj aktualisht ai është punonjës social në një Kompleks për shërbime sociale dhe punon kryesisht me fëmijë që janë në rrezik. I riu gjithmonë gjen kurajë. “Grumbullova një përvojë shumë të vlershme, e cila do të më ndihmojë në specialitetin tim të dytë. Nuk do të heqë dorë nga puna e laborantit edhe në të ardhmen.” Dhe megjithëse ai e di se specialitete të tilla kërkohen shumë jashtë shtetit, tani për tani djali preferon të mbetet këtu:

“Kam disa oferta dhe ato janë nga spitale shumë të mira në Angli dhe Gjermani, por mendoj se jam më i domosdoshëm këtu. Do të shoh se si do të jetë situata këtu. Desha të mbetem në Bullgari, më pëlqen gjithçka që ka të bëjë me Bullgarinë. Desha të punoj për njerëzit e mi. Mirëpo, në fund të fundit, në qoftë se vetë situata e ardhshme më detyron, mendoj se do të kërkoj realizim jashtë.”

Borisllav punon aktivisht si vullnetar në disa organizata joqeveritare:

“Që si student, isha vullnetar pranë Kryqit të Kuq dhe i ndihmoja refugjatët nga Siria. Kemi vizituar kampet e ndryshme të refugjatëve, kemi shpërndarë materiale higjienike. Bashkë me bashkëstudentët e mi kemi grumbulluar mjete financiare dhe kemi bërë prova për të ndihmuar me se mundemi. Jam vullnetar gjithashtu pranë “Karitas” dhe i kam ndihmuar ekipet mjekësore, të cilat merren me prevencën e narkomanisë dhe alkoolizmit. Ndihmoj gjithashtu në fondacionet “Amalipe” dhe “Arete”. Është detyra ime për t’i ndihmuar njerëzit, kështu e ndiej.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD