Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtesat parafabrikate mbeten banesat më të arritshme në qytetet e mëdha

БНР Новини
Foto: BGNES

Pallatet e ndërtuara nga parafabrikate në Bullgari, që janë njeri prej simboleve të socializmit tek ne dhe të migrimit të krahut të punës nga fshatrat te qytetet e mëdha, i afrojnë jubileut të tyre 60 vjeçar. Ndërtimi i pallateve parafabrikate është një model, që u transferua nga Franca. Ky lloji ndërtimi shënoi apogjeun e tij në periudhën e viteve 60-të – 80-të të shekullit të kaluar.

Apartamentet në pallatet e parafabrikateve janë të lira. Ata iu përgjigjen mundësive ekonomike të një familjeje që punon. Është fakt, se ato ndërtesa të shëmtuara vënë vulën e tyre mbi arkitekturën e tërësishme të socializmit. Cilët janë pronarët e sotëm të banesave në pallatet e parafabrikateve tregon brokeri Petër Sotirov:

“Zakonisht ato janë familje me fëmijë. Ngandonjëherë pronarët bëjnë një riorganizim të brendshëm të banesës dhe e shndërrojnë kuzhinën në dhomë për fëmijët ose në kabinet. Nuk ka mundësi për riorganizim konstruktiv të parafabrikateve. Me një rinovim dhe me një izolim të mirë të banesës, blloqet parafabrikate nuk dallohen shumë nga ndërtesat e reja.”

Kontradiktor është qëndrimi i njerëzve ndaj  ndërtesave prej parafabrikate. Brezi, që prej dekadash ka blerë dhe jeton në banesa të tilla e pëlqen. Ndërsa të rinjtë kanë një qëndrim më kritik. Sipas Jordan Simovit parafabrikatet janë të shëmtuara dhe nga jashtë pamja e tyre nuk është e hijshme:

“Do të ishte mirë, në se ndërtesa të tilla nuk do të kishte. Por është fakt, se njerëzit nuk kanë ku të banojnë. Personalisht unë banoj në një pallat të parafabrikatit. Nuk më pëlqen që aq shumë njerëz me karaktere të ndryshme jemi të detyruar të jetojmë bashkë. Preferoj, të jetoj në mënyrë më të pavarur. Krahas kësaj nuk ka oborr, nuk ka ku të luajnë fëmijët.”

Sot ndërtesat prej parafabrikate nuk janë vetëm një trashëgimi i së kaluarës. Ato janë varianti më i lirë i blerjes së banesës në qytetet më të mëdha. Për kryeqytet çmimet fillojnë nga përafërsisht 30 mijë euro dhe janë në varësi të gjendjes së infrastrukturës dhe të urbanizimit të zonës. Këtë e shpjegon brokeri Petër Sotirov dhe shton, se gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014 dhe tremujorit të parë të vitit 2015 çmimet e të gjitha banesave, duke përfshirë edhe ato në pallatet e parafabrikateve, shënojnë një tendencë për rritje.

Banesat në pallatet e parafabrikateve, që hyjnë në të ashtuquajturën “ndërtim të vjetër” edhe më sot mbeten banesat më të lira. Ky është shkaku kryesor, që ato të kërkohen aq shumë, sipas brokerit Petër Sotirov.

“Që nga viti 1998 filloi të flitet se tregu i banesave në ndërtesat e parafabrikuara do të vdesë. Megjithatë kërkimi po vazhdon. Ka klientë, që preferojnë të blejnë një banesë parafabrikate, sepse për nja 30-40 mijë euro mund të blejnë një pronë me cilësi në qytetet e mëdha si Sofja, Varnë, Pllovdiv dhe Burgas. Blerësit kërkojnë banesat më të mëdha.”

Teorikisht cikli i zgjatjes së jetesës së një ndërtese prej parafabrikate është përafërsisht 50 – 60 vjet. Për fat të mirë në shumicën e rasteve llogaritë nuk përputhen me realitetin. Pika kritike është fortësia e saldimit të paneleve. Në se saldimi është i keq atëherë panelet mund të ndahen dhe të provokojnë probleme serioze me konstruksionin e pallatit të banimit. Kontrollimi i saldimeve është një proces tepër i shtrenjtë dhe kërkon zbulimin e pikave të saldimit, gjë që do të krijojë shumë probleme për pronarët. Kështu që iu shpresohet gabimit të llogarive të inxhinierëve për ciklin jetik të këtij tipi të ndërtimit.

Programi i ri i qeverisë për riparimin e ndërtesave të parafabrikateve mund të zgjatë jetën e tyre. Mirëpo, ai nuk do të sigurojë ndreqjen e të gjitha blloqeve të parafabrikuara. Ai do të realizohet vetëm atje, ku pronarët të parë do të shfaqin dëshirë për këtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD