Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rok grupi “CRUSH” – “Duam që muzika jonë të prekë sa më shumë njerëz”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Fjala “CRUSH” (dëshirë e fortë, tërheqje) shumë mirë pasqyron emocionin, që mbledh anëtarët e rok grupit me të njëjtin emër. Një gjë është e qartë – publiku në vendin tonë është i etur për muzikë të re, ndërsa “CRUSH” ka ardhur në kohën e saktë dhe në vendin e duhur. Është krijuar në vitin 2012, vokali Todor Kovaçev dhe basisti Ivan  Daskallov njihen që nga klasa e parë e shkollës.

Bateristi Manoll Marekov tregon si e kanë zgjedhur emrin e grupit: “Kjo fjalë më mirë përshkruan emocionin, që ndjejmë në skenë para dëgjuesve tanë. Jam bashkuar me grupin i fundit. Qysh gjatë provës së parë ndjeva ngazëllimin nga puna me Todor, Ivan dhe kitaristin tonë Dimitër Ballev. U thash atyre: “Djem, jam shumë i lumtur nga puna me ju. Mbetem në grup.” Intuita ime nuk më ka gënjyer. Disa muaj më vonë u bë e qartë, se ky emocion është motori lëvizës jo vetëm për mua, por edhe për tërë formacionin. Fansat tanë gjithashtu ndajnë emocionet tona kur janë në koncertet.”

Kënga e parë e grupit “Wishes Unspoken” bëri debutim zyrtar në eterin e radiostacioneve bullgare në fund të vitit 2012. Të frymëzuar nga banda si Led Zeppelin, Queen, Aerosmith, Gun N’Roses, Red Hot Chili Peppers dhe shumë të tjerë, djemtë interpretojnë këngët e tyre me emocion të veçantë. Me gjithë atë, të gjithë pjesëtarët e grupit janë kategorikë, se nga vet fillimi janë mbledhur me synimin e qartë që të bëjnë muzikë të tyre.

“Shijet tona janë shumë të ndryshme, por synimi është të bëjmë produkt të autorit, i cili të dallojë nga gjithçka që dëgjojmë – thotë këngëtari i grupit “GRUSH” Todor. Diçka që paraqet muzika moderne rok dhe njëkohësisht të duket se është ndikuar nga bandat klasike. Fakti, se interpretojmë këngë tanë të dashur, është një hap drejt asaj, që muzika jonë e autorit të tingëllojë ashtu siç dëshirojmë. Kur e prezantojmë nëpër klube dhe festivale, njerëzit e pëlqejnë. Në fund të vitit të kaluar festuam ditëlindjen tonë dhe fansat porositnin këngë tona dhe jo kavër versione të njohura.  U bë e qartë, se njerëzit janë të etur për muzikë  bullgare, për muzikë që  dallon nga të gjitha këngët që kanë dëgjuar deri tani.”

Kënga “Feels Like Old Times” i solli grupit vendin fitues ndër 18 bandat në Festivalin për muzikë rok të autorit “Forca e rokut 3” në vitin 2013. “CRUSH” tashme ka rreth dhjetë kompozime të autorit – material i mjaftueshëm për incizimin e një CD. “Albumi duhet të bashkojë muzikë, që mban frymë të përbashkët. Krenohemi me këngët tona, por ende kërkojmë qendrën, e cila do t’i bashkojë” – thotë Manolli dhe shton, se planifikojnë që disku i tyre muzikor të jetë gati deri në fund të vitit 2015.

Sa më i madh është grupi, aq më shumë janë kontradiktat – ndoshta kështu mendojnë disa. Po kjo nuk i shqetëson djemtë e grupit “CRUSH”, të cilët shkruajnë vet këngët dhe tekstet për to.

“Vazhdimisht shqyrtojmë ide të ndryshme. Rezultati përfundimtar është frytë e punës dhe eksperimenteve. Gjërat nuk ndodhen nga një herë, por sipas mendimit tim, kjo është rruga e drejtë. Kuptohet, se ka edhe mosmarrëveshje – kjo është e paevitueshme kur punohet në ekip, por kjo është dukuri pozitive. Është mirë, se jemi të ndryshëm.”

Shpresat e rinj në muzikën rok kanë shfaqje të suksesshme nëpër klubet e kryeqytetit, më 3 prill do t’i gëzojnë fansat e tyre me pjesëmarrjen në “Swingin Hall”. Të katër djemtë kanë edhe një arsye tjetër për krenari – kënga e tyre e parë në bullgarisht “A ishte magji” tashmë është fakt, videoklipi për këngën do të bëhet gati shumë shpejtë.

“Ishim shumë të lumtur, se shumë miq dhe njerëz, të cilët na kanë përkrahur gjatë viteve erdhën në klubin, ku xhiruam klipin – rrëfen Ivan. – Ai prezanton dhe versionin anglisht të këngës “Magic baby”. U krijua një atmosferë  vërtetë e mrekullueshme. Shpresojmë se në klipin tonë do të ndihet kontakti i krijuar midis publikut dhe grupit, kontakt i cili gjithmonë është i pranishëm në koncertet tona.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD