Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Metroja mbërriti deri në Aeroportin e Sofjes

БНР Новини

Metroja do të shpëtojë kryeqytetin e Sofjes. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të banorët e Sofjes arritën numrin 500 mijë veta. U nisën të ndërtonin blloqe të reja pallatesh larg qendrës. Popullsia e kryeqytetit u shtua ndjeshëm – 1.4 mln banorë.

Më 28 janar 1998 u vë në funksionim itinerari i parë i metros me 5 stacione. Deri në vitin 2012 u mbyllën dy itineraret kryesore – 31 kilometra në total me 27 stacione. Në ditët e punës me metron udhëtojnë 300 mijë pasagjerë në ditë. Sot stacionet e metros janë 31 dhe po ashtu u rrit fluksi i pasagjerëve.

Më 2 prill të këtij viti u hap itinerari i ri i metros i cili çon te Aeroporti i Sofjes. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Ditën e parë udhëtimi me metron ishte falas. Gjëja e parë që shihet nga sektorët “nisja” dhe “mbërritja” është skulptura e Orfeut, vepër e Krum Damjanovit.

Снимка45 mijë pasagjerë në ditë do të udhëtojnë me metron deri në stacionin “Aeroporti i Sofjes”. Ashtu do të pakësohen qarkullimi rrugor dhe emisionet e dëmshme në ajër. Është një privilegj sepse pasagjerët mund të udhëtojnë direkt nga Aeroporti i Sofjes deri në Stacionin e Autobusëve dhe në Stacionin e Trenave. Ndryshe nga vendet e tjera në botë bileta për udhëtimin në itinerarin e aeroportit nuk kushton më shumë se bileta e zakonshme që është 50 cent.

Një hapjen e itinerarit të ri kishte ardhur një grua e shoqëruar nga familjarët e saj. “Jemi shumë të kënaqur. Stacioni i ri duket super. Ashtu do të reduktohet trafiku në zonë dhe do shtohen mundësitë komunikatave të kryeqytetit.”

СнимкаDisa banorë të Sofjes parapëlqyen transportin nëntokësor se komforti i automobilave të tyre. “E prita djalin tim në aeroport. Ia dhashë çelësin e veturës dhe i thashë: Shko ti, unë preferoj të udhëtoj me metron e re, sepse e kam më kollaj”, rrëfen Martin Hristov.

Danail Bobanac shpeshherë udhëton me metron. Ja se ç’tha ai: “Mua më pëlqen ndërtimi i metros. Është bërë përkryer. I reziston ngarkimit të vagonëve dhe të pasagjerëve të shumtë. Plus që pamjen e ka shumë të bukur dhe sjell kënaqësi te pasagjerët e ditës.”

Petër Panajotov pohon se nuk i beson taksistët dhe prandaj do të udhëtonte me metron çdo herë kur ka nevojë të shkojë në aeroport.

Katja Jankova e cila herë pas here udhëton me metron, në ditën e hapjes së itinerarit të ri, zbriste për qejf në çdo stacion. “Të gjitha stacionet e metros janë zbukuruar. Më pëlqejnë shumë. Qielli i stacionit të aeroportit simbolizon fluturimet. Ndihem krenare se jam bullgare dhe udhëtoj me metron e Sofjes.”

СнимкаPasagjerët pohojnë se tabelat informative në metro janë të qarta dhe ndihen të sigurt kur po udhëtojnë me të. Pas një muaji duhet të jetë gati dhe stacioni tjetër “Mladost 4”, i cili stacion gjendet afër Parkut të Biznesit në Sofje ku punojnë shumë kryeqytetas.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Luiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD