E bukur, e talentuar, e mbushur me gëzim dhe pozitivizëm, Sonja Jonçeva mbërriti në Sofje disa ditë para koncertit të saj me Filarmoninë e Sofjes. Koncerti ishte me 5 prill, në ditën e Dafinave, në sallën “Bëllgaria” në kryeqytet. Në program ishin përfshirë vepra të Masne dhe Puçini. Tingëlluan duete, në të cilët ylli i Operës Metropoliten ishte bashkë me vëllain e saj – Marin Jonçev, këngëtar dhe kompozitor. Dirigjent ishte Domingo Hindoyan, i cili ka punuar me orkestra prestigjioze (Philharmonia Orchestra, Royal Scottish National Orchestra), asistent i parë i Daniel Barenbojm në Staatsoper të Berlinit për stinën koncertale 2014-2015. Ndërsa prej rreth dy vjetësh maestro Hindoyan është “dhëndër bullgar”– ai është martuar me bullgaren e bukur. Të dytë erdhën në Sofje me djalin e tyre 6 muajsh.
Gjatë viteve të fundit Sonja Jonçeva bëri një karrierë vërtetë të shkëlqyeshme, e cila u zhvillua aktivisht sidomos pas fitores së saj në “Operalia” – konkurs, organizuar dhe i cili ishte nën dirigjimin e Plasido Domingos. Sot më shpesh e prezantojnë si “një prej yjeve të rinj më të shkëlqyeshëm të qiellit operistik.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е..