Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1979-ta – Emilian Stanev – nëpër fusha dhe pyje, kohëra dhe zakone

Foto: arkiv

“Vjedhësi i pjeshkave”, “Legjenda për Sibin, princin e Presllavit”, “Antikrisht”, “Mbretëresha e Tërnovos” e shumë të tjerë. Dekada të tëra personazhet dhe historitë e këtyre librave magjepsin lexuesit, duke i transferuar ata me makinën e kohës dhe imagjinatës, të konstruktuar nga Emilian Stanevi. “Po të jetë e vërtetë, mos ma thoni, dua vetëm iluzionin”, ka thënë shkrimtari bullgar në fund të jetës së tij profesionale. Si lindi Emilian Stanevi në letërsinë bullgare?

“U rrita si artist në kushte shumë të këqija pa asnjë faktor edukues-letrar. Në qytetin e vogël, ku i kalova vitet e adoleshencës, njerëzit talleshin me çdo një përvojë timen në shkrim. Po, për mendimin tim këto kushte të egra më nevojiteshin për të nxjerrë në pah talentin që kisha. Sot shkrimtarët rishtarë futen në një rrugë ku kushtet janë tepër të favorshme. Penën e mora që kur isha adoleshent. Në vitin 1932 u vendos në Sofje ku menjëherë u botuan dy tregime të miat. Mua askush nuk më ka ndihmuar në shkrim, përveç leximit të letërsisë bullgare dhe të huaj.”

Ky incizim i Emilian Stanevit ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Emilian Stanev është njëri nga më të modernët shkrimtarë të gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Për krijimtarinë e tij të veçantë ai është njohur si artist i rangut botëror. Romanet historike Emilian Stanevi i ka sjellë jo si përshkrues i historisë bullgare, por si filozof. Ai filozofi i cili i kërkonte përgjigje pyetjes: Pse proceset kanë ndodhur pikërisht në këtë mënyrë? “Bullgaria është një vend i erërave nga veriu dhe perëndimi. Ato fryjnë çdo gjë zanafillore këtu. Asnjë shtresë nuk e ka bërë rrugën e vet historike”, ka shkruar Emilian Stanevi. Ja se çka ka sjellë për Zotin: “Sa e thjeshtë qenka ideja e Zotit. Mesa duket ajo ka lindur nga nevoja e njerëzve për të përfytyruar botën si e unifikuar, tepër e thjeshtë me anë të vullnetit të një fuqie më të lartë. Nga ajo nevoja ka lindur dhe po ashtu shteti”.

Emilian Stanevi ka lindur më 1907 në Veliko Tërnovo, kryeqytetin e tretë të bullgarëve. Fëmijërinë e kaluar atje ku gurët e kalldrëmit mbajnë sekrete dhe legjenda. Në vitet e adoleshencës shkrimtari ka jetuar në qytezën Elena. Që nga mosha e vogël i ati e ka çuar atë në gjueti në gjirin e natyrës dhe ky fakt sigurisht ka reflektuar në veprat e Stanevit. Pasi ka mbaruar gjimnazin, Emilian Stanevi është regjistruar në artet figurative në klasën e profesorit Ceno Todorov. Gjatë viteve të 30-ta ka studiuar financa dhe tregti në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Atëherë ka filluar të botonte veprat e tij. Megjithëse në vitin 1971 është shpërblyer në çmimin “Ivan Vazov” për romanin e tij “Antikrisht” dhe në vitin 1975 me çmimin e karrierës “Jordan Jovkov”për kontributin e tij në letërsi, Emilian Stanevi nuk i ka përshtatur stereotipit “inteligjencë zyrtare” në kohërat totalitare. Ja se çka mendon shkrimtari për misionin e artistit:

“Misioni i artistit, për mendimin tim, gjithmonë ka qenë i njëjtë, pra të zgjojë anën hyjnore dhe jo atë kafshore te njeriu, t’i jep atij kuptim, besim, të plotësojë shpirtin e tij me dashuri, ta hapë atë për bukurinë, të ndërtojë tek ai parimet e humanizmit dhe guxim, besim në të ardhme dhe kënaqësi nga jeta. Libri i bukur gjithmonë sjell kënaqësi. Krijon ndjenja lumturie, sepse arti jep informacione të ndryshme për botën, të fituara përmes syrit diellor të piktorit, për të cilin flet Gëte. Ashtu e mendoj misionin e shkrimtarit sidomos sot kur po e ndërtojmë shoqërinë socialiste. Pa besim, pa humanizëm, pa bukuri dhe pa guxim, zhvillimi i njeriut dhe i së ardhmes janë të pamundur.”

Dashuria për atdheun, zemërimi me mungesën e talentit dhe liria e shprehjes, nënkuptohet se nuk e kanë shndërruar Stanevin në të preferuarin e pushtetit. Megjithëse lideri komunist Todor Zhivkov personalisht e ka ftuar Stanevin në gjueti dhe e ka propozuar atë deputet në Kuvendin Popullor, marrëdhëniet mes tyre ishin më tepër të ftohta. Bile bile pas një takimi këto marrëdhënie janë prishur, kur Stanevi i është drejtuar Zhivkovit: “Pse të mos ua ndajmë tokën njerëzve ashtu siç ishte në atë kohë, dhe të shkoftë mirë dhe mbarë.”

Në një intervistë shkrimtari Jordan Radiçkov, duke e kujtuar mikun e vet, ka treguar: “Emilian Stanevi shpeshherë thotë – kur njeriu grumbullon kujtime, po grumbullon jetë. Dhe më mirë që njeriu të grumbullojë kujtime se para.”

Emilian Stanevi është ndarë nga jeta në vitin 1979, por veprat e tij do t’i rezistojnë dhe kohës më të vështirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nevena Kokanova

Viti 2000 – Nevena Kokanova – dama e parë e kinemasë bullgare

Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka   nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..

botuar më 15-09-12 10.55.PD

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..

botuar më 15-09-05 9.15.PD

Viti 1997 - Fillimi i ri

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..

botuar më 15-08-22 9.30.PD