Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me akses të drejtpërdrejtë te programet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në prag të Ditës së Kozmonautikës 12 prill u nënshkrua marrëveshja për aderimin e Bullgarisë në fund të këtij viti në Agjencinë Evropiane të Hapësirës. Vendi ynë do të marrë statusin e “shtetit bashkëpunues” dhe një plan 5 vjeçar deri në anëtarësimin me të drejta të plota. Në këtë periudhë Bullgaria do të hedhë një pagesë vjetore në vlerë 1.3 mln euro. Ashtu firmat dhe institutet shkencore bullgare do të kenë akses të drejtpërdrejtë te programet e agjencisë të cilat programe janë në vlerë rreth 3 mlrd euro.

90 për qind e pagesës vjetore do t’u drejtohen projekteve të kompanive bullgare, universiteteve dhe instituteve, vuri në dukje Ministri i Ekonomisë, Bozhidar Lukarski, duke shtuar: “Kategoritë e veprimtarisë, të parashtruara në planin pesë vjeçar janë: teknologjia dhe pajisjet, projektet shkencore dhe eksperimentet, përdorimi i të dhënave për asistencë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Agjencia Evropiane e Hapësirës do të përpilojë një instrument të veçantë sipas të cilit Bullgaria do të ketë obligim të financojë projekte të caktuara. Po i thërras biznesmenët dhe shkencëtarët që të hartojnë sa më shumë projekte. Ashtu që maksimalisht të përftojmë nga mundësitë e mëdha të kësaj marrëveshjeje.”

Përfaqësuesi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës Erik Morel e vlerësoi të veçantë bashkëpunimin me Bullgarinë.

“Kjo është marrëveshja e dhjetë që nënshkruajmë me shtet bashkëpunues, komentoi z. Morel. – Kjo marrëveshje mundëson Bullgarinë për të marrë pjesë të drejtpërdrejtë në programet tona.”

Në periudhën 2014-2020 BE-ja ka dhënë rreth 12 mlrd euro për zhvillimin e programeve hapësinore “Galileo” dhe “Kopernik”. 75 për qind e mjeteve monetare jepen nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Bullgaria ka një përvojë gati 40 vjeçare në studimet e Hapësirës. Kemi dy satelitë, dy kozmonautë dhe vazhdimisht marrim pjesë në eksperimente dhe programe të ndryshme.

Anëtarësimi i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Hapësirës ka qenë në rendin e ditës 10-15 vitet fundit, por u vonuam për shkak të obligimit financiar dhe pagesës vjetore. Këtë e mendon Drejtori i Institutit të Studimeve dhe Teknologjisë Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Prof. Petër Gecov.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, firmat bullgare dhe organizatat shkencore nuk kanë pasur akses të drejtpërdrejtë te programet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Por kanë marrë pjesë si nënkontraktorë në një sërë projektesh. Një projekt i tillë është roboti “ExoMars” të cilin robot Agjencia do të lëshojë në Hapësirë, vuri në dukje Prof. Gecov, duke shtuar: “Një pjesë e madhe e aparaturës bullgare gjendet në Hapësirë ndër satelitët rusë, amerikanë e evropianë. Bëhet fjalë për pajisjet e matjes së rrezatimit të sfondit kozmik. Bullgaria ka tradita në këto studime që nga viti 2005. Bullgaria po ashtu ka suksese të mëdha në fushën e metodologjisë nga distanca. Para pak kohësh u mbyll projekti “CORINE – mbulesë tokësore” (CORINE Land Cover) për studimin e ujërave dhe tendencave në shtresat e ndryshme tokësore.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD