Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë të presim nga konsultimet për ndryshimin e kushtetues

Foto: arkiv
Partia në pushtet GERB shpalli, se javën që vjen  do të fillojë konsultime me të gjitha  forcat parlamentare  për arritjen e konsensusit për ndryshime kushtetuese ne lidhje me reformën në sistemin gjyqësor. Ideja është që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ndahet në dy dhoma – njëra të gjyqtarëve, tjetra të prokurorëve, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm të raportojë për punën e tij para parlamentit. Synimet për reformimin e Këshillit datojnë nga  rreth dhjetë vjet dhe nuk përbëjnë ndonjë befasi. Befasia vjen nga fakti, se deri para pak kohe Ministria e Drejtësisë mendonte se një reformim i tillë është i mundshëm pa ndryshime në kushtetutë. Tani qeveritarët  kanë arritur në konkluzionin, se pa ndryshime kushtetuese reforma do të ishte gjysmake. Nga deklaratat që pësuan u bë e qartë, se këto ndryshime nuk do të miratohen nga Kuvendi i Madh Popullor. Kjo nga ana e tij do të thotë, se nuk mund të priten risi në marrëdhëniet midis pushteteve në sistemim gjyqësor , por vetëm ndryshime në sistemin e drejtimit të tij, ndryshime që nuk do të çojnë në një juridiksion më efektiv. Iniciatorët kanë ndërmend  me anën e ndryshimeve në strukturën e brendshme të pushtetit gjyqësor të sigurohet mundësia për hyrjen e njerëzve të rinj në të, ndërsa  nëpërmjet pakësimit të mandatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të evitohet  mundësia e tanishme në sistemin gjyqësor të formohet klasa burokratike e njerëzve, të cilët gjatë tërë karrierës së tyre janë udhëheqës administrativë. Me siguri të gjitha forcat politike do të jenë dakord me reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por kryesoret prej tyre – GERB, PSB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, do të jenë shumë të kujdesshëm të ruajnë pozicionet e tyre në sistemin e drejtësisë. Deputetet nga po thuaj të gjitha grupet parlamentare ndajnë sinqerisht, se nuk presin ndryshime radikale në mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor, sepse  forcat më të mëdha politike kanë në të lobi të tyre dhe nuk kanë interes  t’i prekin. Çfarë do të ndodhet në fund të fundit nga kjo nisme, për të cilën prej kohe insiston dhe KE, do të shohim  në ecurinë e konsultimeve dhe pas tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD