Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare prapë në ritmin e Ballkanit

БНР Новини
Foto: BNR

Më 22 prill Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare do të japë një koncert me titull “Ritmi i Ballkanit”. Veprimtaria do të mbahet në studion e koncerteve të radios. Më 21 prill po këtë program orkestra e prezantoi në Teatrin Dramatik “Nikolla Vapcarov” në qytetin Bllagoevgrad.

Pllakati i koncertit “Ritmi i Ballkanit”“Ritmi i Ballkanit” është një cikël, të cilin Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare e realizon gjatë dy stinëve të fundit. Koncertet e bashkuara nën këtë moto japin mundësi, që publiku të njihet me solistë të mrekullueshëm, përfaqësues të vendeve të rajonit tonë. Padyshim për mrekullinë e koncerteve kontribuojnë edhe muzikantët e orkestrës popullore. Ata jo vetëm që e shoqërojnë ekzekutimet e miqve, por ekzekutojnë pjesa bullgare. Dirigjenti Dimitër Hristov është i bindur, se edhe kësaj here programi është jashtëzakonisht interesant:

“Nga Turqia të pranishmit do të dëgjojnë Derja Tjurkan – një ekzekutues i njohur i veglës së quajtur kemençe. Ai ka dhënë koncerte në mbarë botën – në SHBA-në, Francë, Spanjë, Belgjikë, Greqi. Në vendin tonë është i njohur me albumet, që janë afro 5 ose 6. Në skenë do të dalë edhe Millan Zavkov – dirigjent i orkestrës pranë Ansamblit Folklorik “Tanec” të Shkupit. Jam i bindur, se Kirjakos Tapakis nga Greqia është ndër muzikantët më të mirë të kohës sonë. Do të prezantojmë kolegun serb Bora Dugiç, i cili i bie veglës muzikore me emrin frulla – një vegël muzikore e cila i ngjan fyellit. Ai është njeri nga solistët e Orkestrës së Radios dhe Televizionit të Beogradit. Krahas kësaj ai bënë pjesë në projektin e Zhordi Savall, në të cilin është bashkë me fyelltarin e orkestrës sonë Nedjallko Nedjallkov. Do të dëgjojmë ekzekutimet e Bora Dugiçit në shoqërim të fizarmonicistit Boban Prodanoviç, gjithashtu nga Serbia. Admiruesit, që do të vijnë, do t’u kënaqen ekzekutimeve të shkëlqyeshme prej virtuozi të fizarmonicistëve nga Maqedonia dhe Serbia.”

Në program ka disa pjesa orkestrale – “Lojëra ballkanike”, “Variacione folklorike” nga Georgi Andreevi dhe “Meshanica” nga Angell Dobrev – tamburist dhe solist i orkestrës. Koncerti do të përfundojë me pjesën “Arap” sipas emrit të një valle me të njëjtin emër nga krahina e malit Pirin. Ajo u krijua posaçërisht për koncertin dhe do të ekzekutohet nga orkestra dhe nga të gjithë solistët. Kështu do të plotësohet me përmbajtje motoja e koncertit “Ritmi i Ballkanit”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD