Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi me kontribut për ekonominë e Sofjes dhe rajonit

БНР Новини
Rotonda “Shën Gjergji”
Foto: bulgariatravel.org

Ndër fenomenet e para, me të cilat njihen miqtë kur vijnë në Sofje janë kisha “Shën Gjergji” dhe bazilika “Shën Sofia”. Dhe nuk është e rastit, se ato janë objektet më të vizituara nga turistët bullgarë dhe të huaj. Ato shenjtërore të krishtere preokupojnë secili, që interesohet për historinë dhe pelegrinazhin.

Në një film të shkurtër xhiruar me porosi të Bashkisë së Kryeqytet, prezantohen fenomene të ndryshme dhe atraksione interesante, që mund të hyjnë në itineraret e turistëve. Filmi është si një orientir për të gjithë ata, që vijnë për herë të parë në Sofje. Vitet e fundit shihet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë kryeqytetin e Bullgarisë. Shtohet edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre. Sipas të dhënave të administratës gjatë vitit 2014 numri i turistëve në kryeqytet u rrit me 7 për qind në krahasim me vitin 2013. Megjithëqë nuk ka statistikë të saktë për të ardhurat nga turizmi, pritet, që gjatë këtij viti ato të jenë më të larta se sa ishin vjet.

Sipas një anketimi ideja, që Sofja të afirmohet si një destinacion kryesor turistik të vendit i gëzohet përkrahjes së gjerë. Karakteristike për kryeqytetin e Bullgarisë është se ai është qendra kryesore industriale, transportuese dhe kulturore të vendit. Në të përqendrohet 17 për qind prej popullsisë dhe 1/6 e prodhimit industrial të Bullgarisë. Numri i madh i turistëve në Sofje iu detyrohet monumenteve autentike historike. Këtu në një vend mund të shihen rrënoja të lashta dhe salla moderne të koncerteve, muze, galeri, teatro, lokale e kështu me radhë.

СнимкаZhvillimi dinamik i qytetit vitet e fundit siguroi shumë komoditete. Në Sofje dhe në rajonin e saj vijnë kryesisht miq të tërhequr nga fenomenet kulturore dhe natyrore. “Vatrat shpirtërore të Malit të Shenjtë të Sofjes – udhëkryq të frymëzimit” – ky është emri i një projekti i ri i Bashkisë së Kryeqytetit. Qëllimi i tij është të përqendrojë vëmendjen mbi vatrat shpirtërore dhe shenjtëroret, që ndodhen jo vetëm në kryeqytet por edhe në periferitë e tij. E reja është, që ky projekt i kushton vëmendje tërë rajonit, jo vetëm kryeqytetit si destinacion turistik. Këtë e tha zëvendës kryetari i bashkisë së Sofjes Todor Çobanov dhe shtoi:

“Atë, që tashmë është e zhvilluar do të jetë baza e politikës së bashkisë në fushën e turizmit. Kemi ndërmend të larmojmë dhe të pasurojmë itineraret. Jemi të bindur, se rezultatet pozitive, që arritëm në fushën e turizmit gjatë vitit 2014 do të përsëriten.”

Afresket e Manastirit KremikovskiSofja prezantohet edhe nëpërmjet rrjeteve të reja të informacionit dhe të komunikacionit në internet. Paralelisht organizohen edhe anketime për shkallën e kënaqjes së turistëve të huaj nga vizita e tyre në kryeqytet. Ivo Marinovi është përgjegjës i Programit Operativ “Turizëm”, që realizohet nga Bashkia e Kryeqytetit. Lidhur me të ai shpjegon:

“Për ne tregjet më të rëndësishme turistike janë në Gjermani, Greqi, Britaninë e Madhe, Itali, SHBA-në, Izrael. Kohët e fundit shumë shtetas të Turqisë dhe Maqedonisë shfaqin interes ndaj itinerareve në Sofje. Ja përse mendohet përmirësimi i infrastrukturës rreth fenomeneve turistike. Vazhdon fushata për vënien e tabelave të informacionit me shenje speciale, me të cilat dëshirojmë të përqendrojmë vëmendjen e turistëve mbi objekte të posaçme. Pritet, që një numër të madh të huajsh të vizitojnë Sofjen në vitin 2018 kur ajo do të jetë Kryeqytet Evropian i Sportit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES dhe visitsofia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD