Neli Andreeva është një këngëtare e njohur popullore, soliste dhe kor-mjeshtre e Ansamblit Shtetëror “Filip Kutev”, kurse tashmë një vit ajo është udhëheqëse e formacionit vokal “Nusha”. Adhuruesit e folklorit bullgar lidhin emrin e saj me këngën “Vajza e vogël” – kënga që u bë kartëvizita e këngëtares. Autorët janë Neli Andreeva dhe Georgi Genov – dirigjenti i korit të “Filip Kutevit”. Videoja e publikuar në rrjetet sociale fitoi milionë adhurues në mbarë botën. Madje një kompani televizive kombëtare japoneze mbërriti te ne për të xhiruar një film për historinë e këngës “Vajza e vogël”. Neli ka marrë pjesë në incizimet e disa kompakt disqeve. Para pak kohe ju paraqitëm albumin e saj solo “Përkëdhel, përkëdhel” me këngë nga krahina e Rodopeve. Shumë pak njerëz e dinë se interpretuesja e talentuar nganjëherë kalon në “territorin e huaj” të stileve të tjera. Përveç kësaj tashmë disa vite kompozon këngë, zakonisht është autore edhe e teksteve. Kështu lindi ideja për albumin “E vetmja”.
“Dhia e keqe” është prova e parë e Nikollaj Peevit për të krijuar në stilin folklorik. Ai ka mbaruar kitarë klasike në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”, është laureat i disa konkurseve kombëtare. E njoh edhe nga pjesëmarrjet e tij në disa grupe pop dhe rock. Më e njohura prej tyre është “Akustika”.
“U takova me Neli Andreevën në vitin 1998 – na thotë Nikollaj. – Kishim incizime në një studio. Para rreth një viti ajo më telefonoi dhe më drejtoi lutje për ta ndihmuar duke bërë orkestrimin e një kënge të saj. Vetëm deri përpara një viti unë nuk kam menduar kurrë se do të krijoj në stilin folklorik, jo sepse nuk më pëlqen ky stil, por sepse nuk e njoh mjaftë mirë. Më bëri një përshtypje të madhe bukuria e folklorit bullgar. Dhe kështu filloi gjithçka. Isha shumë i befasuar nga adhuruesit e shumtë, që fitoi kënga e kompozuar nga unë për “Nusha”. Kam kompozuar dhjetëra pjesë për kitarë klasike, për kitarë klasike dhe orkestër, shumë këngë... Asnjë prej këtyre veprave nuk më ka sjellë një popullaritet kaq të madh.
Interpretuesit, me të cilët Neli Andreeva e realizoi këtë projekt janë Emill Tasev – bateri dhe Ivan Nestorov – bas kitarë. Në programin e koncerteve bashkë me ta pati shfaqje Kalina Andreeva – kontrabas, Stamen Janev – piano, Atanas Haxhiev – saksofon, Ivan Conkov – perkusione, Violeta Petkova – tambura.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..