Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të përjetosh një aventurë në Kraishteto

БНР Новини
Foto: tran.bg

Kraishteto – kështu quhet krahina më perëndimore të Bullgarisë. Ky është një nga rajonet më të varfra në Evropë. Ndryshe nga zona të tjera të përmirësuara dhe të rregulluara për turizëm tek ne, kjo humbëtirë të Bullgarisë Veriperëndimore zhytet në harresë dhe rënie ekonomike. Ndoshta si një shpërblim natyra këtu është tepër e pasur. Peizazhet nuk e kanë shokun. Pas daljes nga Fusha e mjegullte e Sofjes para shikimit renditen një sërë vargmalesh me maje të pjerrëta, që shënojnë kufirin me Serbinë fqinje. Fshatra të vogla të mbetura vetëm me nga disa banorë shtrihen në mesë të luginave të bukura. Në mesë të kësaj tabloje pastorale ndodhet qyteti Trën.

Banorët e këtij qyteti bullgar njihen më tepër me dialektin e tyre unik, plotësisht të pakuptueshëm. Ai u kthye disi në një shaka vendore turistike. Dhe në se pyesni banorët vendorë çfarë është më karakteristike për ta, përgjigja më shpesh do të jetë “Mënyra jonë e të folurit” dhe në përkrahje të kësaj fillojnë të renditin fjali të pakuptueshme për të tjerët. Bashkia e qytetit përpiqet të zhvillojë turizmin dhe tani po përgatit një trase për biçikleta gjatë rrjedhjes së lumit Erma. Gryka e këtij lumi është tepër e mrekullueshme dhe peizazhet janë të papërsëritshme. Gjatë rrjedhjes së lumit Erma ka një shteg ekologjik. Rajoni ofron edhe mundësi të tjera për turizëm.

Gryka e lumit ErmaNjë nga fenomenet vendore, të cilët janë prej krenarive të banorëve të rajonit është kosi bullgar. Në fshatin Studen Izvor është shtëpia muze të doktorit Stamen Grigorov – zbuluesi i bakterit bullgar me famë botërore – laktus bacilikus bulgarikus. Kjo bakteri bullgare ndihmon tharmëtimin e qumështit, gjë që e përhapi lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës. Këtij produkti të shëndetshëm iu kushtohet festës tradicionale të kosit bullgar. Sivjet ajo do të jetë në fund të qershorit. “Nga Trëni ndonjë qytet tjetër më të bukur nuk ka” është emri i një festivali tjetër veror – atij të valleve popullore. Këtë veprimtari mbledh mijëra miq nga vendi dhe nga jashtë. Ndër fenomenet e këtushme është edhe muzeu i qeramikës e njohur si businska, një qeramikë karakteristike vetëm për këtë rajon të vendit. Vizituesit mund të shikojnë koleksionin unik të enëve prej qeramike dhe të mësojnë se banorët vendas janë mjeshtrit më të mirë të punimit të deltinës dhe se në të kaluarën në çdo shtëpi punoheshin ena të bukura. Mirëpo çfarë të themi për natyrën e egër, e cila e zbukuron këtë kënd kufitar me peizazhe të pabesueshme?

Maja RujNga maja Ruj – 1705 metra, para shikimit si në pëllëmbë shtrihet tërë rajoni e quajtur Znepole. “Ky është territori më i rrafshët në rajonin e qytetit Trën. Nga këtu hapet një pamje piktoreske!” – nuk fsheh krenarinë 25-vjeçarja Katerina Cvetkova, krye eksperte në Bashkinë e qytetit Trën. Ajo vazhdon:

“Maja mund të ngjitet për katër orë. Në 1500 metra mbi nivelin e detit ka një shtëpi malore. Në majë kalon kufiri me Serbinë dhe çdo vit më 13 qershor organizojmë ngjitjen e majës nga të dyja anët. Në këtë aktivitet përfshihen të paktën 1500 bullgarë dhe serbë. Maja hyn në rrjetin e mbrojtur natyror evropian Natyra 2000. Kjo për arsye të larmisë së madhe biologjike. Një vend tjetër pak të njohur, por tërheqës është Ujvari Vrabçanski në fshatin Vrabça. Lartësia nga e cila rrëzohet uji është pothuajse përafërsisht 4 metra. Në rrezet e tij në mesë të shkëmbinjve njerëzit krijuan vende për pushim. Doemos, ata që vijnë në këtë rajon duhet të vizitojnë Shkëmbinjtë Zelenigradski, ku aty-këtu shihen shenjtërore të lashta. Aty muajin shkurt organizohet festa “Orata kopata”, gjë që do të thotë “Të dëbojmë forcat e këqija”. Atëherë ndizen zjarre të mëdha me besimin, se ata do të dëbojnë çdo të keqe që është pranë.

Kisha e vogël shkëmbore “Shën Petka”. Fotografi: wikipedia.orgNë periferitë e qytetit Trën ka shumë kisha të vogla dhe manastire të vjetra, që edhe më sot ruajnë thesare të pabesueshme. Si për shembull Manastiri “Kryeengjëlli Mihaill”, themeluar në kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare – vitet 1185 – 1396. Afresket mbi mur, që mund të shihen edhe më sot, datojnë nga shekujt XIV – XVI. Manastiri është restauruar pjesërisht. Deri në të ka një shteg ekologjik. Mirëpo, vendi më i njohur i shenjtë është kisha e vogël shkëmbore “Shën Petka”. Supozohet se pikërisht këtu në shekullin X kjo martire e krishtere gjeti strehim, përderisa ikte nga ndjekësit. Banorët vendas besojnë, se kisha është një vend në të cilin bëhen çudira. Mjafton që të ndezësh një qiri dhe t’i drejtosh lutje shenjtores, e cila konsiderohet mbrojtëse e qytetit Trën dhe të banorëve të tij. Pas kësaj njeriu mund të vazhdojë shëtitjen duke ngjitur bjeshkët e pjerrëta malore, që të zbulojë pasuritë e fshehta të këtij trualli të paprekur nga kureshtja turistike. Për shumë njerëz ekspedita të tilla kthehen në një aventurë dhe në përjetim të paharrueshëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD