Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masakra e armenëve – një shekull pas ngjarjes së tmerrshme*

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

“Historia flet vetë, viktimat flasin vetë...” Ashtu Kryeministri Bojko Borisov e shmangi përkufizimin “gjenocid”, disa minuta para se ta njehë Parlamenti Bullgar vrasjen masive të armenëve në periudhën 1915-1922 dhe datën 24 prill ditë përkujtimi.

Çfarë ndodhi më 24 prill 1915?

Ngjarja tragjike ka filluar në Kostandinopojë. Në prag të Pashkëve, lëvizja e turqve të rinj “Uniteti dhe progresi” ka nisur të realizonte planin për vrasjen masive të armenëve brenda Perandorisë Osmane. Pse? Që gjatë sundimit të sulltanit Abudl Hamid II (1876-1909) armenët kanë filluar të ngrinin zërin e tyre për autonomi, ashtu siç e kanë bërë dhe popujt e tjerë brenda perandorisë. Mirëpo, Kongresi i Berlinit e ka prishur iluzionin e armenëve pasi Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë detyruar Rusinë që kjo e fundit të largohet nga territoret armene. Turqit e rinj i kanë fajësuar armenët se kanë përkrahur kundërshtaren kryesore të Perandorisë Osmane, pra Rusi dhe për këtë arsye armenët duhej dënuar. Në fakt, armenët ishin pengesa kryesore për krijimin e një perandorie të madhe turke, ku të bashkohen të gjithë popujt turk-folës nga Kaukazi dhe Azia Qendrore deri te Kina. Hapi i parë ishte vrasja e inteligjencies armene. Brenda disa muajve mijëra mjekë, figura publike, gazetarë, klerikë dhe liderë armenë janë vrarë brutalisht. Rreth 60 mijë armenë të mobilizuar në ushtrinë turke janë çarmatosur dhe më vonë janë vrarë. Vitet në vijim ka filluar masakra e armenëve në mbarë Turqinë, kryesisht ndaj popullsisë së pambrojtur armene – pleq, gra dhe fëmijë. Çdo hap turqit e kishin menduar mirë – depërtimi, qendrat e përqendrimit, asgjësimi i armenëve. Bile pasha Taljat, njëri nga frymëzuesit e vrasjes masive, i është drejtuar ambasadorit të atëhershëm armen Henri Morgentau: “depërtimi është rezultat i një rimendimi të vazhdueshëm dhe të detajuar”. Në njësitë vrasëse kanë marrë pjesë të dënuar për vrasje, mercenarë kurdë dhe bashibozukë. Dhe e gjithë kjo që t’u mos kërkohet përgjegjësia turqve të rinj. Pastrimi etnik i armenëve ka çuar në shifra tronditëse – një milion e gjysmë nga gjithsej 3 milionë armenë. Sipas një dokumenti i cili ruhet në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, në periudhën 1915-1917 janë zhdukur 972 000 armenë nga totali 1 256 000. Disa prej armenëve kanë arritur ta shpëtonin veten e tyre në tokën siriane dhe në anijet britanike dhe franceze.

Në Bullgari kanë mbërritur rreth 30 000 armenë. Qeveria turke i ka dërguar Bullgarisë dy nota diplomatike kundër pranimit të armenëve në vend. Mirëpo, autoritetet bullgare nuk janë dorëzuar para shantazhit. Mbreti bullgar Ferdinand ka lëshuar dekret special për pranimin e refugjatëve armenë. Shoqëria bullgare ka bërë çdo gjë që është e mundur për t’i integruar armenët. Bullgarët kanë kontribuuar në ndërtimin e shkollave dhe kishave armene. Në atë periudhë bullgarët ende nuk ishim shëruar nga zgjedhja pesëshekullore osmane dhe sinqerisht na vinte keq për persekutimet ndaj armenëve. Sot, për fat të keq, 61 për qind e bullgarëve nuk kanë dëgjuar fare për vrasjen masive të armenëve. Megjithë që pasardhësit e refugjatëve të atëhershëm armenë e konsiderojnë Bullgarinë “tokë shpëtimi”. Gjithnjë e më pak njerëz e dinë vrasjen masive të armenëve, sepse një pjesë e botës vazhdon të mos flasë duke e ndierë veten fajtore për viktimat.

Faktet për ngjarjen e tmerrshme flasin vetë. Në arkivat e shtetit amerikan ruhen 4 000 dëshmi për vrasjen masive. Përshkrimet e konsujve amerikanë në Perandorinë Osmane dhe të ambasadorit armen Henri Morgentau dëshmojnë për një histori të përgjakshme dhe “zbulojnë” planin e turqive të rinj. Gjatë Luftës së Parë Botërore Ruzvleti e ka përkufizuar “masakrën e armenëve” si “krimi më i madh i luftës”, dhe mungesën e veprimeve kundër Turqisë si “falja e saj”. Qëndrimi i Francës, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, të shprehur në deklaratën e përbashkët gjatë pranverës së 1915-ës ishte i qartë. Fuqitë e Mëdha e kanë përshkruar dhunën ndaj popullit armen si “krim kundër njerëzimit dhe civilizimit”, gjë për të cilën e ka fajin qeveria turke.

Një shekull më vonë ngjarja e kësaj periudhe të errët është mbuluar me eufemizma të hijshëm. Liderët e SHBA-së dhe Bullgarisë bien në amnezi çdo herë kur niset të flitet për çështjen e armenëve. Turqia, megjithë përpjekjet e saj jo të konsiderueshme për t’iu shprehur ngushëllime viktimave, është duke u përpjekur ta shpjegojë fajin për masakrën ndaj armenëve si pësojë e Luftës së Parë Botërore. Mirëpo, disa historinë turq dhe figura publike janë për t’u respektuar se nuk kanë frikë ta thonë të vërtetën për ekzekutimet masive. Shkrimtari i mirënjohur turk Orhan Pamuk tha: “Në Perandorinë Osmane janë vrarë një milionë e gjysmë armenë”. Para shtat vjetëve rreth 200 intelektualë turq nënshkruan peticionin ku kërkohet falje për “katastrofën e madhe të armenëve osmanë”. Ky peticion u përkrah dhe nga 20 000 perona të tjerë. Megjithë përpjekjet e Turqisë për të kufizuar numrin e vendeve të cilat e njohin gjenocidin ndaj armenëve, gjithnjë e më shumë vende të huaja miratojnë deklarata ku e dënojnë atë.

Për sa i përket Bullgarisë, vite të tëra Parlamenti shtynte datën e nënshkrimit të dokumenteve të tilla. Më së fundi Kuvendi i 43-të Popullor, pas “disa korrigjimeve jo të konsiderueshme” dhe debateve të gjata, me 157 vota “pro” dhe me 37 vota “kundër” i përcaktoi vrasjet e përgjakur si “masakër masive”. Shpresojmë se politikanët tanë do të marrin parasysh faktet dhe do të shërohen plotësisht nga humbja e kujtesës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD