Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi edicioni i katërt i Konkursit “Vivapiano”

БНР Новини

Konkursi Ndërkombëtar për Pianistë – jo profesionistë, mblodhi pjesëmarrës nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Maqedonia dhe Turqia. Sivjet aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë së kryeqytetit, Kompleksit koncertal “Bëllgaria”, sponsorëve dhe artdashësve. Në minutat e ardhshme ju ofrojmë intervista me përfaqësues të jurisë ndërkombëtare si dhe interpretime të Hasan dhe Ibrahim Ignatovi, të cilët janë ndër të dekoruarit në kategorinë duete klavire.

Konkursi “Vivapiano” është krijuar në vitin 2010 nga Daniella Dikova – interpretuese e njohur, pedagoge dhe organizatore e disa aktiviteteve muzikore. Ideja e saj është të motivojë njerëzit e moshave të ndryshme, që kanë vendosur “të depërtojnë në fushën e pianos dhe muzikës në përgjithësi.” Prandaj “Vivapiano” nuk vë kufizime të moshës. Pjesëmarrësit në të janë fëmijët në moshë 4-5 vjeç deri te njerëzit mbi 70 vjeç.

“Edicioni i katërt tashme jep frutat e idesë me të cilën filluam – tregon ajo. Në ekip punojnë njerëz, të cilët janë nga themelimi i konkursit, janë bashkuar edhe të rinj. Fondacioni ynë quhet “ArtDenza”. Sivjet Filarmonia e Sofjes na ofroi ndihmë të madhe dhe kjo lehtësoi shumë punën tonë. Është e gëzueshme, se pedagogë nga tërë vendi dhe nga jashtë shtetit tashmë vijnë këtu për të prezantuar klasat e tyre. Dhe të gjithë interpretojnë muzikë bullgare. Ky është njeri prej qëllimeve të “Vivapiano” – të përhapet dhe të popullarizohet shkolla e kompozitorëve tanë. Kemi dhe partitura, të botuara me ndihmën e Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Programi “Kultura” i Bashkisë së kryeqytetit gjithashtu na mbështet. Ëndrra ime është që të zhvillojë “Vivapiano” si një destinacion turistik. Në kuadrin e konkursit për herë të dytë u mbajt dhe konkursi për soprano nën emrin “Vivavoçe”. Kam në plan të organizojë konkurse të ngjashme si “Viva arfa”, “Viva klarineta” etj. Dua shumë ajo që është e njohur në vendet evropiane si metodika e mësimeve të pianos në moshë të rritur të aplikohet edhe tek ne. Evgenia Radosllavova, e cila ka mbaruar arsimin e vet në Akademinë Shtetërore Muzikore “Panço Vlladigerov”,  prej vite punon në Vjenë mbi këtë sistem dhe ka arritje shumë të mira. Ajo është ndër pedagogët prijës në këtë drejtim. Tani është në juri dhe unë shpresoj të zgjerojmë shkëmbimin e ideve dhe eksperiencës në të ardhmen.”

Binjakët e talentuar Hasan dhe Ibrahim IgnatoviJa se çfarë na tregoi zonja Radosllavova: “Gëzohem shumë, se përsëri jam në këtë forum të vetëm për nga lloji i tij dhe dëgjoj interpretimet emociononte të pjesëmarrësve. Ato ma detyrojnë të zbulojë përsëri vepra të njohura dhe t’i përjetojë bashkë me ta. Urime të posaçme për organizatorët dhe veçanërisht për znj. Daniella Dikova. Në Vjenë kam përpunuar një sistem të arsimimit të nxënësve të moshuar. Aty njerëzit nga herë fillojnë të merren me muzikë pas moshës 60 vjeç. Kjo metodë i përfshin në mënyrë më të përshtatshme në botën e muzikës. Para dy vjetësh solla në konkurs dy nxënëse të mi që ishin mbi 70 vjeç. Mbaj mend si e mahnitën publikun dhe jurinë me përkushtimin e tyre. Për mua është kënaqësi e madhe, se mund të mbushë të përditshmen e tyre me më shumë kuptim dhe me një gjë të mrekullueshme siç është muzika.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Allbena Bezovska dhe “Vivapiano”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD