Një libër shumë i bukur – “Ëndrra për Shën Borisin I”, na kthen te shekulli i IX dramatik i Mesjetës Bullgare. Ai u botua gjatë ditëve, kur shënonim 1150 vjetorin e pranimit të krishterimit nga bullgarët gjatë udhëheqjes së princit Boris I. Autori i librit është skenaristi, shkrimtari dhe figura e njohur publike Anzhel Vagenshtajn. Libri lexohet shumë shpejt. Një prej shkaqeve për këtë është se shkrimtari shumë shpesh i drejtohet lexuesit me fjalët “shiko” dhe “lexo” dhe lexuesi zhytet shumë thellë në subjektin e librit, i magjepsur nga gjuha e pasur e vjetër, nga heronjtë dhe skenat e rikrijuara qartë dhe me dramatizëm.
Princi Boris I nuk është i njohur për fitoret e tij në fushën luftarake. Por, për llogari të kësaj, ka një vizion të qartë për shtetin. “Edhe paqja më e keqe është më e mirë nga lufta më e mirë. Na duhet paqe, që të krijojë atë që e kam menduar” – thotë ai në libër, kurse ideja e tij ka qenë t’i bashkojë bullgarët dhe sllavët, të cilët përuleshin deri në këtë moment para perëndive pagane, në një shtet të krishterë dhe të përdorin një alfabet unik. Boris I ka qenë shumë i egër me birin e tij të parë Vladimir Rasate, i cili, pasi u ul në fron, vendosi ta kthejë paganizmin. Rasate u verbërua dhe u dërgua në burg.
“Ky libër i Vagenshtajnit tregon për herë të radhës aftësinë e tij të madhe për t’u mishëruar në kohëra dhe gjendje të ndryshme historike – tha në premierën e librit poeti dhe shkrimtari Ivan Granitski. – Gjuha është shumë adekuate në përputhje me epokën e Borisit. Prapa kësaj lehtësie të jashtme të fjalës dhe gjuhës së pasur me imazhe dhe krahasime, fshihet një përpjekje e madhe dhe shumë dituri historike... princi Boris I është një figurë e madhe dhe tragjike. Gjatë udhëheqjes së tij bullgarët e pranuan krishterimin dhe kjo e caktoi fatin e ardhshëm të stërgjyshërve tanë. Ky është dhe udhëheqësi ynë më i rëndësishëm, në saje të të cilit kemi mbijetuar.”
Ja edhe mendimi i Bojan Angellovit, kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Bullgarë: “Roli i Borisit I për historinë bullgare është me rëndësi të madhe, sepse ai e zëvendësoi fenë pagane dhe në hartën e Evropës së Mesjetës u vendos me tërë shkëlqimin e vet shteti më i madh dhe i fuqishëm në atë kohë, i cili gjatë udhëheqjes së trashëgimtarit të tij Simeon, u zgjerua dhe u forcua edhe më shumë – nga Deti i Zi deri në Adriatik, nga Karpatet dhe Transilvania deri në Kroaci dhe muret e Kostandinopojës. “Ëndrra për Shën Borisin I” nuk është vepra e vetme letrare kushtuar kësaj kohe madhështore dhe në të njëjtën kohë të tmerrshme, por me siguri kjo është vepra më poetike, megjithëse nuk është radhitur në hekzametër dhe në vargje të strukturuara mirë. Fjalët e kësaj vepre janë të thella dhe lirike, sepse kanë lindur në brendësinë e zemrës, nga dashuria dhe respekti ndaj së kaluarës së famshme të bullgarit.”
Në librin e vet Anzhel Vagenshtajn tregon edhe për nxënësit e vëllezërve të shenjt Kirill dhe Metodij, krijuesit e alfabetit sllav dhe mbrojtësit e Evropës. Duke i pranuar në shtet, princi Boris krijoi dy shkolla letrare: atë të Pliskës dhe Presllavit dhe atë të Ohrit, të cilat dhanë fryte të pasura shpirtërore. Atje gjatë këtyre viteve të largëta janë përgatitur priftërinjtë, janë përkthyer librat teologjike, janë krijuar vepra origjinale. Alfabeti i ri dhe letërsia e krijuar nëpërmjet këtij alfabeti u përhap ndër shumë popuj të tjerë.
Do të shtojmë edhe faktin se para 30 vitesh u xhirua filmi “Boris I” pikërisht mbi këtë tekst të publikuar në librin në fjalë. Regjisori i filmit është Borisllav Sharaliev, kurse roli i princit interpretohet nga aktori i dashur bullgar Stefan Danaillov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..