Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Stoillova – “Dëshiroj të jetoj dhe të punoj në Bullgari”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

E buzëqeshur, e hijshme, plotë optimizëm, Ilijana Stoillova është ndër të rinjtë e lumtur, të cilët arrijnë ta zbulojnë dhe ta kapin bukurinë, që t’u tregojnë të tjerëve. Kohët e fundit ajo mbaroi Universitetin e Silvikulturës në Sofje specialitetin dizajn inxhinieri. Aktualisht bën hapat e parë profesionalë në Fabrikën e Artit Urban në Sofje. Aty është edhe atelieja e saj, ku punon bashkë me dy vajza të tjera. Idetë e tyre janë tepër atraktive. Shpesh herë në çantën e saj në vend të makijazhit ka vegla të ndryshme të llojllojshme.

Снимка“Nuk është një gjë tipike, që vajzat të punojnë me turjelë, makinë prerëse, sharrë, etj. Por ne punojmë me to dhe çdo ditë përmirësojmë aftësitë  tona – buzëqesh Ilijana dhe shton. – Gëzohem se merrem me dizajn dhe me gjithçka tjetër, që ka të bëjë me krijimin e bukurisë. Kur njeriu mishëron tërë dashurinë e tij në punën që bënë, kjo ndjenje rikthehet si një valë te ai. Më pëlqen atë që bëj dhe mendoj, se do të vazhdoj. Punuam mobilie për qendrën e informacionit të tregut “Rimska Stena”. Një pjesë prej veprimtarisë së kësaj qendre është organizimi i të ashtuquajturve “tregje të fermerëve”. Kjo fushatë i është tepër afërt mënyrës sime të mendimit dhe të jetesës. Ideja e këtyre tregjeve është, që konsumatorët të takohen me prodhuesit bujqësorë.”

СнимкаIlijana Stillova punon me dhurim të madh dhe me ngrohtësi. Ajo nuk bënë asgjë me idenë të fitojë para. Ajo e bënë me idenë se do të fitojë në sajë të energjisë së futur në punën e kryer. Ndryshe nga shumë të rinj të tjerë, ajo shikon perspektiva për zhvillim edhe në Bullgari. Dëshira e saj është të zbatojë ëndrrat pikërisht këtu, ku ka lindur. Çfarë e motivon?

“Më pëlqen të udhëtoj, sepse mund të shikoj kultura dhe njerëz të ndryshëm. Mirëpo, Bullgaria është atdheu ynë dhe ne duhet të zhvillohemi këtu. Nuk është e domosdoshme të ankohemi dhe gjithnjë të vëmë theksin mbi këtë, të cilën nuk e pëlqejmë. Në vend të kësaj duhet të fillojmë të ndryshojmë gjërat, të cilat nuk na kënaqin. Mendoj, se ne të rinjtë duhet ta bëjmë pikërisht këtë. Kur kemi punë duhet ta kryejmë. Kam dëshirë të merrem me dizajnin e mobilieve. Me sendet, që krijoj mund të ndryshoj hapësirën dhe t’u sjell kënaqësi pronarëve të tyre. Mobiliet që na rrethojnë kanë rëndësi, sepse mbajnë në vet veten energji. Prandaj përpiqem të fut tërë energjinë time pozitive në sendet që bëj. Kjo me shpresën, se ata do t’i sjellin lumturi ndonjërit tjetër, se ata do ta përqafojnë me buzëqeshjen time njerëzit, që jetojnë në mes të tyre.”

Dizajneria e re e do natyrën dhe që nga fëmijëria merret me uindsërf. Prandaj verën e kalon pranë detit, ku pothuajse çdo ditë mëson fëmijë dhe të moshuar si të qëndrojmë sipër valëve të mbajnë velën që të lëvizen:

“Në sajë të kontaktit tim direkt me natyrën kuptoj me sa forcë dhe bindje më mbush ajo. Në të njëjtën kohë i jap llogari vetes, se ne njerëzit e pranojmë si një gjë të dhënë. Mirëpo, ne jemi vetëm pjesë prej saj. Kjo është mënyra ime e mendimit. Përpiqem të ushqehem në mënyrë të shëndetshme dhe të mbrojë ambientin rrethues. Edhe një pjesë prej mobilieve që punoj, janë të krijuara pikërisht sipas këtij parimi, disi një inspirim i jetës së re të sendeve të vjetra. Një nga sendet interesante që kam punuar është një sajë me rrota – “sajë verore” me shpinëz nga një karrige. Përpiqem të shikojë gjërat e mira dhe t’u tregoj njerëzve, se gjithçka është e mundshme – në se dëshirojnë. Ngandonjëherë has shumë negativizëm përreth. Përpiqem të depërtoj në thelbin e tij dhe të shikoj ana tjetër. Kam dëshirë të tregoj, se gjërat mund të duken ndryshe, në se këndvështrimi do të ndryshohet. Edhe bota përreth, në se depërtojmë pak më thellë në vet veten do të zbulojmë, se ajo duket ndryshe nga ajo që shikojmë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD
Todor Galev

Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë

Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..

botuar më 24-06-06 9.46.PD

Për cilën Evropë ëndërrojnë dhe do të votojnë të rinjtë në vendin tonë?

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..

botuar më 24-06-05 5.20.MD