Në lidhje me 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezantoi koleksionin e ri digjital. Në të mund të shihen tri ngjarjet e rëndësishme historike: 70-vjetori i konfliktit botëror, 100-vjetori i përfshirjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore dhe 130-vjetori i Luftës Bullgaro-Serbe.
Për mendimin e kryetarit të “Arkivave”, Doc. Dr. Mihaill Gruev një problem shumë të madh për historinë bullgare përbën konstatimi i numrit të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore.
“Jemi duke konstatuar këtë numër, vë në dukje Doc. Gruev. – Deri tani kemi dëshmi për 12 587 të rënë në konfliktin luftarak. Në Konferencën e Paqes në Paris më 1921 u njoftuan të dhëna për më se 40 mijë të rënë. Shifrat ndryshojnë sepse kategorisë së të zhdukurve i ngjitet po ashtu numri i të plagosurve. Gjë e cila është e palejueshme. Agjencia Shtetërore “Arkivat” është duke punuar mbi numrin e viktimave në periudhën që nga përfshirja e Bullgarisë në Paktin Trepalësh (më 1 mars 1941) deri te kapitullimi i Gjermanisë.”
Më 9 shtator 1944 në Bullgari është bërë grusht shteti. Qeveria e atëhershme ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Bashkimin Sovjetik dhe ushtria bullgare ka nisur të luftonte kundër Gjermanisë. “Në periudhën para 9 shtatorit flitet për ushtarë të vdekur bullgarë gjatë aksioneve partizane dhe gjatë bombardimeve armiqësore. Dhe pas kësaj date – për të rënët në luftën kundër Gjermanisë”, sqaron Doc. Dr. Mihaill Gruev.
Agjencia Shtetërore “Arkivat” posedon me lista të ushtarëve gjermanë, të cilët janë qëndruar në spitale ose janë vrarë në linjën greke të mbrojtjes “Metaksas” më 1941. Po ashtu ka lista të ushtarëve sovjetikë, të vdekur në Bullgari. “Koleksioni digjital ofron mundësi për qytetarët bullgarë, të cilët kanë dëshirë të gjejnë gjurmët e gjyshit ose stërgjyshit të tyre. Sajti mundëson po ashtu gjermanët dhe rusët për të parë varrin e ndonjë familjari të tyre, të rënë në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: archives.bg
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...