Vit të tretë të radhës iniciativa “Në punë me biçikletë” na inkurajon, që në vend të veturës ta përdorim transportin me biçikletën. Fushata zhvillohet nga data 1 deri më 30 maj dhe është organizuar nga “Velo-evolucioni” – një bashkim i vullnetarëve, që mbështetin transportin me biçikletë, të cilët kanë vendosur të udhëtojnë në mënyrë të shëndetshme, efektive dhe ekologjike.
Cili është synimi kryesor i fushatës na tregon Radostina Petrova, koordinatore e “Velo-evolucionit”:
“Qëllimi ynë është të kuptojmë çfarë është dinamika e zhvillimit të transportit me biçikletë, a ka qytete, ku pjesa dërmuese e njerëzve preferojnë të udhëtojnë në këtë mënyrë, a rritet numri i udhëtimeve me biçikletë në krahasim me vitet e kaluara. Kuptohet, në këtë fushatë secili mund të shohë çfarë kënaqësi dhe dobi i sjell udhëtimi me biçikletë.”
Në iniciativë mund të merrni pjesë individualisht, por edhe në ekip – me shokë, kolegë të punës ose të universitetit, të shkollës etj. Ditën e fundit të muajit maj biçikletistët më këmbëngulës do të dallohen. Pjesëmarrësit kanë mundësi të shënojnë në klasifikim kilometrat që kanë kaluar vet ose në ekip, pasi do të regjistrohen në sajt. Lajmi i mirë është, se njeriu mund të përfshihen në çdo një moment dhe me dëshirë të mirë mund të tejkalojë konkurrentët e tij për nga rezultati.
Radostina na tregon gjithashtu cilat janë ditët, në të cilat bullgarët më shpesh preferojnë transportin me biçikletë:
“Njerëzit e përdorin më aktivisht gjatë ditëve të punës. Piku është dita e mërkurë. Ditën e hënë sikur njeriu nuk është shumë i gatshëm të niset për në punë me biçikletën. E marta, e mërkura dhe e ënjta janë ditët më aktive. Njerëzit janë turistë aktivë me biçikletë edhe gjatë ditëve të pushimit. Ne i inkurajojmë të ndajnë distancat që kanë kaluar me biçikletë. Llogaritim shpenzimet për shëtitje dhe pazarin, jo vetëm udhëtimin deri në vendin e punës. Qëllimi ynë është të shohim ku, sa dhe si përdoret biçikleta. U bë e qartë, se nuk janë pak njerëzit në Bullgari që përdorin biçikletën.”
Velo-evolucioni përfshin dhe një moment tjetër të dobishëm – mësimi i të dëshiruarve që nuk kanë shumë aftësi për të ngarë biçikletën. Instruktorë të përgatitur paraprakisht, të cilët janë biçikletistë aktivë, zbulojnë para “nxënësve” të tyre sekretet e lëvizjes së sigurt nëpër rrugët, bulevardet dhe korsitë e caktuara për biçikletat. Ideja jonë është të motivohen gjithnjë e më shumë njerëz që të zëvendësojnë veturën ose transportin urban me diçka që është e favorshme për shëndetin e tyre dhe për mjedisin.
Si zhvillohen trajnimet, na tregon Radostina:
“Zgjedhim një itinerar brenda qytetit, në mjedis real me trafik. Ndërrojmë rrugët më të qeta me rrugët me të ngarkuara, tipat e ndryshme të kryqëzimeve dhe pjesëmarrësit kalojnë të gjitha situatat me ndihmën e instruktorëve. I mirëpresim të gjithë të dëshiruarit, që tashme dinë të ngasin biçikletën të mësojnë si të lëvizin në mënyrë të sigurt në mjedisin e qytetit. Për njerëzit që nuk kanë biçikletë, ne u ofrojmë me qira. U bëjmë apel njerëzve të jenë më të guximshëm në drejtim të biçikletës.”
Vullnetarë të tjerë na ndihmojnë për numërimin e flukseve të biçikletave në kryeqytet.
Biçikletistët japin ide për disa përmirësime që presin të bëhen në të ardhmen – p.sh. për ndërtimin e më shumë korsive dhe për parkingje për biçikletat, për mundësitë për ofrimin e biçikletave me qira, që është një praktike prej vitesh në Evropën Perëndimore. Problem kryesor është gjithashtu ndalimi për transportimin e biçikletës në transportin urban dhe ndërurban.
Gjatë muajit maj 2014 në nismën “Në punë me biçikletë” kishte pjesëmarrës nga 30 qytete dhe nga 5 fshatra bullgare. Ishin kaluar në përgjithësi 94 846 kilometra me biçikletë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Luiza Llazarova
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..