Më shumë hollësi na solli Dimitër Vasilev – etnolog në Institutin për Etnologji dhe Folkloristikë me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe një prej organizatorëve të Festivalit:
“Sivjet jemi në një format pranveror, ky është varianti më i suksesshëm, që të mos dublohet me festivale të tjera në Ballkan. Kemi disa gjëra të reja dhe një prej tyre është Komisioni i Seleksionimit, i organizuar nga tre specialistë, të cilët panë mbi 70 filma. Për fat të keq shumë filma bullgarë mbetën jashtë programit. U seleksionuan 26 vepra, të realizuara në territorin e Evropës Juglindore, por gjithashtu edhe në rajone të tjera të kontinentit, në Afrikë, Amerikë dhe Azi. Këta janë filma të lidhur me rite dhe praktika të ndryshme, me zeje që janë duke u zhdukur. Dokumentari i parë bullgar 3D “Hapat në zjarr” do t’ju bëjë dëshmitarë të një prej zakoneve më karakteristike në Bullgari – bëhet fjalë për të ashtuquajturën “nestinarstvo”, që i ka rrënjat në fshatin e vogël Bëllgari buzë malit Stranxha. Do të mësoni hollësi interesante për nestinaren e njohur, gjyshen Zllata, dhe për magjinë e valles mbi prush. Në një film shumë interesant do të shohim se si një profesor holandez kërkon dhe zbulon gjuhën kapadokiane, e cila është zhdukur që prej shumë kohe. Festivali hapet me një prej tri kontributeve bullgare, të përfshira në Listën Zyrtare të Trashëgimisë Jomateriale Kulturore të Njerëzimit – me Qilimat e Çiprovcit.”
Vihet një aksent i posaçëm te antropologët vizualë gjermanë. Beate Engelbrecht dhe Rolf Husmann do të ndajnë përvojën e tyre të madhe në krijimin e filmave etnografikë. Janë ftuar miq nga Serbia, Rumania dhe SHBA-ja. Që nga viti 2015 festivali ka karakter konkursi. Më shumë hollësi nga Dimitër Vasilev:
“Çmimi do të dorëzohet nga një juri prej pesë anëtarësh. Kjo është një statujë interesante, vepër e mjeshtrit të talentuar nga Trojani Martin Kirov. Një e treta e filmave të festivalit janë në gjuhën bullgare, sepse kemi qëllim ta tregojmë gjithçka që ndodhet në Bullgari. Filmat nga sfera e antropologjisë vizuale ende janë shumë pak. Por është dukshëm se të rinjtë interesohen dhe e vënë theksin te ky lloj kinemaje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..