Për herë të 24-të më 9 maj Radioja Kombëtare Bullgare dhe ekipi i programit “Alegro Vivaçe” dorëzuan çmimin “Muzikant i vitit” në një koncert të madh në sallën “Bullgaria” të Sofjes. Dëgjuesit shpallën për “muzikant më të mirë” të vitit Vanja Moneva – dirigjente korale dhe producente në BNR. Si udhëheqëse e korit “Zërat Kozmike ” ajo punon mbi projekte të zhanreve të ndryshme, ndër të cilat ka shumë interpretime premiere të veprave bashkëkohore.
Debutimi i violinistes Sllava Atanasova gjithashtu ishte vlerësuar lartë nga adhuruesit e muzikës së bukur. Vitin e kaluar nxënësja e klasës së 12-të të Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” për herë të parë u prezantua në skenën e madhe si soliste. Kjo u bë në sallën “Bullgaria” në kryeqytet.
Festivali “Piano Ekstravaganca” me drejtor artistik Ljudmill Angellov u bë “Projekti muzikor i vitit” për 2014. Ai organizohet që nga viti 2011 me qëllim popullarizimin e veprave muzikore me vlerë të lartë artistike të kompozitorëve pak të njohur.
Pianisti dhe organist Janko Marinov ishte dekoruar për veprimtarinë e tij aktive. Teatri operistik i qytetit Ruse fitoi në kategori “Ansambël i vitit”. Çmimin për veprimtari të përgjithshme mori dirigjentja korale Vjara Mihajllova nga qyteti bregdetar Burgas për veprimtarinë e saj 40 vjetëshe në këtë fushë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bulfoto
Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..
Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..
Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..