“E mora!” Urime të gjithëve për fitoren! Sot e dëgjova himnin dhe u përlota. Le të kemi më shumë emocione të tilla për sportin bullgar!”. Me këto fjalë në “Facebook” iu drejtua fansave të saj sportistja bullgare Stanilija Stamenova pasi fitoi medaljen e artë në kanoe në Kampionatin Evropian në Raçice të Çekisë. Ajo e kaloi distancën për 49, 796 sekonda, ndërsa rivalet e saj nuk ranë nën 51 sekondat.
“Mendoj, se u paraqita shumë mirë. Kjo është gara ime e parë për këtë vit dhe starti im i parë në nivelin ndërkombëtar pas Kampionatit Botëror në Moskë gjatë gushtit të vitit të kaluar – bën bilanc Stanilija. – Vlerësimi është i shkëlqyeshëm edhe duke pasur parasysh, se gjatë këtij viti garat u zhvilluan më herët për shkak të Lojërave Evropiane në Baku. Përgatitja është shumë e vështirë, sepse sporti ynë praktikohet jashtë shtetit, sivjet patëm dimër të gjatë. Disiplina ime është me shpejtësi të madhe dhe punohet me ritme të larta. Shpejtësia arrihet vështirë, kur temperaturat janë të ulëta. Prandaj mendoj, se arritëm të tregojmë një nivel shumë të mirë të përgatitjes.”
Bashkëbiseduesja jonë është e bindur, se gara është stërvitja më e mirë dhe i jep mundësi sportistit të vlerësojë mbi cilat detaje duhet të përqendrohet më shumë.
“Ky kampionat më tregoi se ende kam problem me ritmin e lartë. Tani u jap 72-74 mëshime në minutë rremave, por për kampionatin botëror sivjet duhet të kërkojë temp prej 78-80 mëshime në minutë rremave, që të përmirësojë rezultatin tim dhe të kem mundësi për titullin.”
Mund të duket e pabesueshme, por ajo filloi me merret me kanoe-kajak vetëm para 5 vjetësh kur ishte 23 vjeçare. Por në aktivin e vet Stanilija tashmë ka 3 tituj evropianë, medalje të artë nga Kupa Botërore, medalje të argjend nga Kampionati Botëror. Përpara kësaj në vazhdim të 11 vjetëve ajo është marrë me atletikën së lehtë, por pas një traume ndahet me “Mbretëreshën” e sportit. Fillimi në kanoe-kajak ishte shumë i vështirë, por pikërisht kjo e ka provokuar që të vazhdojë.
“Çdo fillim është i vështirë. Në të vërtet, herët e para kur dilja me barkën shpesh herë e kam kthyer përmbys. Në kampin e parë të stërvitjeve në Pirdop 6 herë e kam kthyer barkën përmbys gjatë stërvitjeve. Por me këmbëngulje dhe vullnet gjithçka mund të arrihet. Mund të them, se vështirësitë në fushën e sportit gjithmonë më shtyjnë të jap gjithçka prej vetes ” – rrëfen kampionia duke u buzëqeshur me lezet.
Pyetjes nga merr këtë forcë të shpirtit Stanilija Stamenova iu përgjigj: “Gjithmonë kam qene e tillë. Kur filloj te merrem me diçka dua ta çojë deri në fund. Me sport fillova të merrem kur isha 11 vjeçare. Përpara kësaj kisha dëshirë të studioj artin figurativ, merresha me vizatim dhe tërë energjia ime ishte e orientuar në këtë drejtim. Por kur trajnuesja Rumjana Cenova nga Klubi sportiv “Levski” më tërhoqi në atletikën e lehtë, sporti më pushtoi për gjithmonë. Nga ky çast i shtrova vetes synimin të arrijë diçka në këtë sferë.”
Që përgatitja e saj të jetë më e plotë Stanilija përfshin në të dhe ushtrime të boksit, ngritjes së peshave, atletikës të lehtë. “Kanoe-kajaku është një sport kompleks”, shpjegon kampionia. Ushtrimet e larmishme sportive e bëjnë trupin e saj më adaptues ndaj stileve dhe teknikave të reja.
Çfarë mund të presim nga Stanilija Stamenova deri në fund të vitit?
“Pas dy javësh kam garë në Duisburg të Gjermanisë – për Kupën Botërore. Shpresoj, se deri atëherë do të ruajë formën tim të mirë nga Kampionati Evropian, sepse atje do të kërkojë me çdo çmim fitoren. Dua të grumbullojë përvojë, e cila do të më ndihmojë për Kampionatin Botëror gjatë këtij viti. Objektivi më i madh, kuptohet, është të fitoj titullin.”
I urojmë nga zemra Stanilijes, sukses!
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..