Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” shënoi përvjetorin e 55-të të krijimit të saj

Foto: nui-pleven.tea.bg

Muzikë klasike, këngë dhe valle folklorike, vepra në kufirin e dy gjinive – kjo shkurtimisht është përmbajtja e programit me të cilin Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” në Pleven shënoi përvjetorin e 55-të të krijimit të saj. Koncerti, i cili u zhvillua më 12 maj, është pjesë e “Sallonit të Arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Kështu artistët e rinj dhe pedagogët e tyre vunë fillimin e një sërë ngjarjesh, kushtuar festës.

Ndër muzikantët më të njohur, të cilët e kanë mbaruar Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” është prof. Pllamen Xhurov – dirigjentja dhe kompozitorja Pllamena Mangova, e cila disa vite me radhë zhvillon një karrierë serioze botërore, violinistja Denica Kazakova, perkusionistja Vasilena Serafimova. Le të mos harrojmë edhe “bërthamën” e “Big Bendit” të shoumenit Sllavi Trifonovit – Evgeni Dimitrov – Maestroja, Georgi Millçev – Goxhi, si dhe fyelltarin Vlladimir Veliçkov, tamburisten Darinka Cekova, këngëtaren popullore Gergana Dimitrova nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, këngëtaren pop dhe etno Nina Nikolina e shumë të tjerë.

Ansambli i perkusioneve “Theks”Shkolla u themelua në vitin 1960 dhe sot atje mësohet art figurativ, këndim pop dhe xhaz, kurse nga viti i kaluar edhe mjeshtëri aktori. Një fakt interesant është se kjo është shkolla e parë e specializuar te ne, ku ka filluar mësimdhënia e interpretimit në instrumente folklorike. Kjo ndodhi në vitin 1966. ( Ju rikujtojmë se shkolla muzikore në Kotel hapi dyer në vitin 1967, kurse në Shiroka Llëka – në vitin 1971). Këtu është edhe salla e parë te ne, e ndërtuar posaçërisht për shfaqjet e nxënësve. Sot ajo mban emrin e Bozho Shojkovit, i cili ishte drejtor në vazhdim të 34 viteve. Në fakt, gjatë tërë historisë së vet shkolla ka pasur vetëm tre udhëheqës. I pari mbeti në këtë post vetëm një vit dhe ia dorëzoi postin zotit Shojkov. Ai bëri çmos për ta zhvilluar shkollën në mënyrën më të mirë. Trashëgimtarja e tij është Zheçka Dimitrova, e cila tashmë dy dekada e drejton shkollën. “Për koncertin në Pallatin Kombëtare të Kulturës kemi përgatitur një program të vërtetë të të gjitha specialiteteve, që mësohen te ne – tha para koncertit zonja Dimitrova. – Më vjen keq se nuk mund të organizojmë një ekspozitë të piktorëve tanë të talentuar, por me siguri do ta bëjmë këtë më vonë. Gjatë tërë vitit do të ketë koncerte dhe ekspozita të ndryshme, kushtuar këtij përvjetori. Kulmi do të jetë gjatë muajit nëntor – në festën e patronit . Kemi planifikuar për t’u paraqitur arti para të gjithë nxënësve tanë në Plovdiv, Varna, Ruse, Burgas dhe akoma një herë në Sofje.”

Në koncertin e përgatitur me ftesë të “Sallonit të Arteve” morën pjesë interpretues të rinj, të cilët kanë marrë çmime prestigjioze. Vetëm para disa ditësh violonçelistja Natali Nejkova, e cila është në klasën e nëntë, fitoi çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar në qytetin Nish. U paraqit edhe violinistja Kamelia Përvanova – gjithashtu laureate në shumë konkurse, si dhe shumë fëmijë dhe adoleshentë të tjerë të talentuar, të cilët kanë në biografitë e tyre një listë të gjatë me shumë dekorata. Kishte gjithashtu valle dinamike popullore në interpretim të grupit folklorik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: nui-pleven.tea.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD