Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta e Parë Botërore përmes shikimit të piktorëve të vijës së frontit

БНР Новини

“Nuk kisha armë. Kisha një trastë shpine dhe këmbalecë” – ky është emri i ekspozitës së madhe me vepra të mjeshtërve bullgarë të furçës dhe të daltës, rregulluar në sallat e Muzeut Kombëtar Ushtarako-Historik. Shkak u bë përvjetori i 100-të i Luftës së Parë Botërore dhe hyrjes së Bullgarisë në të në vitin 1915. Vendi ynë u “Puthje lamtumire”, Angell Spasovpërfshi në këtë konflikt botëror i prirë nga dëshira për bashkim kombëtar të territoreve të populluara kryesisht me bullgarë. Atëherë për front nisën shumë piktorë të armatosur me furça, bojëra dhe këmbalecë.

“Ata piktorë u emëruan pranë shtabit të ushtrisë dhe pranë divizioneve. Detyra e tyre ishte të pasqyrojnë rrugën e ushtarëve – tregon për Radio Bullgarinë doktoresha Daniella Cankova-Gançeva, zëvendës drejtoreshë e muzeut. – Ideja ishte të tregohet marshimi ngadhënjimtar i Ushtrisë Bullgare. Mirëpo, piktorët duke parë çfarë ndodh, rikrijuan luftën në mënyrë realiste me tmerret, tragjeditë, vdekjen, refugjatët, viktimat, të plagosurit, ushtarët e lodhur, fytyrat e tyre të venitura. E gjithë kjo sot ne mund ta shikojmë, pas 100 vitesh. Piktorët e vijës së frontit krijuan vepra, që rikrijuan tablonë e betejave. Kështu ne bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të kësaj lufte. Prezantohen më se 400 vepra të 50 autorëve. Shumica prej tablove mund të shihen për herë të parë. Në ekspozitë u shfrytëzuan edhe metoda interaktive, kështu që një pjesë prej veprave mund të shihennë një ekran. Paraqitet edhe mënyra e restaurimit dhe kuadro origjinale nga lufta. Tekstet, që mund të lexohen përbëjnë kujtimet e piktorëve, që përshkruajnë përjetimet e tyre gjatë luftës. Kështu që vizituesit kanë çfarë të shikojnë.”

Një ndikim tepër të fortë ushtron tabloja “Çliruesit” e mjeshtërit të pikturimit historik Dimitër Gjuxhenov. Më shumë hollësi për të mësojmë nga Marieta Staneva – shefe e Drejtorisë “Veprimtari kërkimor-shkencore dhe ekspozuese” pranë muzeut:

“Çliruesit”, Dimitër Gjuxhenov“Kjo tablo ka shumë shtresa. Në të zbulohet vuajtja njerëzore, fatkeqësitë, pikëllimi. Shikojmë fytyrën e tmerrshme e luftës, e cila lë mbresat më shkatërruese, më të qëndrueshme dhe më të thella në shpirtrat e njerëzve. Në përshpirtjen e rikrijuar në plan të parë zbulojmë tragjedinë njerëzore. Prapmë të mbyllur në vet veten me fytyra të hidhëruara shihen ushtarët bullgarë. Në këtë tablo duket qartë çmimi i luftës, që paguajnë njerëzit e zakonshëm – varret e shumta, lotët e vejushave, fati i jetimëve.”

Në kujtimet e tij piktori i madh Nikolla Tanev dëshmon si ushtarët fjetën të mbuluar vetëm me një mushama kampimi në llogoret e ftohta plotë lagështi. Ndërsa kur një herë në gjashtë muaj ushtarët dalin me leje 15 ditore, që të takohen me të afërmit, gjysma prej ditëve kalojnë në udhëtim.

Në ekspozitë prezantohen edhe letra, fatura dhe raporte të piktorëve të paraqitura në Muzeun Ushtarak, që u krijua në vitin 1916. Ai u jepte krijuesve bojëra, materiale për pikturim, letër. Si shpërblim ata ktheheshin veprat e tyre. Në kushtet e luftës jo rrallë ata njerëz hasën vështirësi të mëdha që të gjejnë materialet e domosdoshme. Dimitër Gjuxhenovi shfrytëzoi perden e dhomës për tablonë “Beteja pranë Gurit Rusoviti”. Sot ajo është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Kombëtar Ushtarak-Historik.

СнимкаTë shumta janë piktorët e talentuar, të cilët e rikrijuan luftën. Ndër ta janë Vladimir Dimitrov-Majstora, Boris Denev, Konstantin Shtërkellov, Boris Mitov, Aleksandër Mutafov, Jakim Bançev... Atë, që krijuan dhjetëra piktorët në front u mblodh në albumin dygjuhësor me dy vëllime “Piktorët ushtarakë bullgarë në Luftën e Parë Botërore”. Autore është docente doktore Sonja Penkova. Vëllimi i parë tashmë doli në tregun e librave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD