Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja përgëzon planin e pranimit të refugjatëve në bazë të një skeme kuotash

БНР Новини
Foto: BGNES

Komisioni Evropian propozoi planin e pranimit të refugjatëve në bazë të një skeme kuotash prej 20 mijë vendeve. Deri në fund të muajit maj Komisioni do të ketë ide si t’i shpërndajë refugjatët, kërkesat e të cilëve për qëndrim tashmë janë miratuar. Dhe deri në fund të vitit do të bëhet e qartë si do të shpërndahen refugjatët në situata të jashtëzakonshme kur fluksi i azilkërkuesve është i madh. Disa vende e refuzuan këtë plan të Komisionit Evropian, por disa të tjera e përgëzuan, përfshi Bullgaria.

Që muajin tetor të vitit të kaluar deputetët bullgarë në Parlamentin Evropian propozuan aplikimin e një skeme kuotash, ashtu që përgjegjësia e pranimit të refugjatëve të jetë reciproke. Dhe kjo skemë të marrë parasysh gjendjen ekonomike të vendit ku po hyjnë azilkërkuesit. Në fillim të këtij viti qeveria bullgare në krye me Bojko Borisovin e përqafoi tërësisht këtë ide. Në atë moment, kapaciteti i qendrave bullgare të vendosjes së azilkërkuesve ishte mbushur 61 për qind. Ndërkohë, disa vende si Gjermania, Austria dhe Hungaria synonin t’ia kthejnë refugjatët Bullgarisë pasi ajo ishte vendi i parë i BE-së ku ata ishin regjistruar.

Tani Komisioni Evropian parashikon dy skema të rishpërndarjes së azilkërkuesve – “zhvendosje” dhe “ripopullim”. Në Bullgari do të ketë kuota prej 1.25 për qindësh dhe respektivisht prej 1.08 për qindësh. Për Bullgarinë është me rëndësi jo vetëm të reduktohet numri i azilkërkuesve, por dhe vendet e tjera të BE-së të ngarkohen me çështjen e pranimit të tyre. Do të shpërndahen ata refugjatë të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Evropë. Kjo është në favor të Bullgarisë, sepse vendi ynë do të ketë të drejtë ta refuzojë refugjatët të cilët kërkojnë azil jo për shkak të mbijetesës së vet, por për shkaqe ekonomike.

Paralelisht me planin e ri të pranimit të refugjatëve, Komisioni Evropian propozon dhe një politikë të re për migracionin e ligjshëm. Pra, do të modernizohet “karta blu” për imigrantët ekonomikë me arsim të lartë, e cila “kartë blu” rregullon qëndrimin dhe punën e tyre në BE. Kjo gjithashtu është në interes të Bullgarisë, meqenëse në vend mungojnë specialistë në disa fusha.

Plani i pranimit të refugjatëve në bazë të një skeme kuotash do të jetë në asistencë të Bullgarisë kur ajo përballet me fluksin e azilkërkuesve. Deri tani, Bullgaria, duke qenë vendi më i varfër i BE-së, kishte shumë vështirësi në trajtimin e problemeve lidhur me refugjatët. Ja pse Sofja përgëzon aplikimin e këtij plani.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Александър Вучич

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..

botuar më 25-01-18 7.05.PD

Shkupi kërkon rishikimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara me Bullgarinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..

botuar më 25-01-17 9.31.PD

Një kabinet i rregullt i kryesuar nga Rosen Zheljazkov do të qeverisë vendin tonë

Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me ​​kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..

botuar më 25-01-16 12.17.MD