Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Rebëllajts” lëshoi një video ndaj këngës së vet më të re

БНР Новини
Foto: Rebelites

Koha e keqe tek ne iku, dielli gjithnjë e më shpesh po na gëzon me rezet e veta...Çfarë momenti më të mirë nga kjo të risim gjendjen tonë shpirtërore me rege. Grupi “Rebëllajts” mblidhet aty gjatë vitit 2011 si një formacion instrumental. Sot ai është i përbërë prej 8 vetave, mes të cilëve dhe dy vokale. Cvetan Çobanov-saks dhe Mihaill Ljulev-vokal  qenë miq në studion e Radio Bullgarisë.

“Ky nuk është rege projekti i parë për një pjesë më të madhe nga muzikantët në grup, kemi ekzekutuar dhe në etno grupe, kurse Mishoja ka lindur me kitarë në duart e veta dhe me një zë të bukur. Gëzohemi se zbuluam Bison-perlën tonë nga Etiopia”-tregon Cvetani dhe ja jep fjalën kolegut të vet Mihaill:

“Unë fare rastësisht u ndeza pas reges. Përpara kësaj kam dëgjuar çdo lloje muzike, kryesisht hip-hop. Tërhoqa një album duke pritur që ai të jetë në këtë stil, por filloj njëfarë rege nga vitet 70 të shekullit të kaluar. Qesh mjaft i mahnitur nga ritmi i mesazhit dhe që atëherë dëgjoj rege tanimë 10 vjet.”


Sipas Cvetanit stili duhet të jetë i pranishëm për një auditor më të gjerë, kurse përfytyrimi i tij për një rege fans tipik, larg nuk përputhet me pamjen “rritu deri në gjunjë”, siç shprehet ai vet:

“Kur dëgjojnë fjalën rege, njerëzit zakonisht përfytyrojnë një farë kufiri të rreptë sa i përket tingëllimit. Por ne dalim prej saj-këngët tona nuk janë një rege e pastër/ e ashtuquajtur ruuts rege/. Mundohemi ta sjellim në mënyrë më moderne me hip-hop dhe ar end bi elemente, të thyer përmes prizmit “të disa djemve nga Bullgaria.” Bëjmë muzikë dhe në gjuhën tonë të lindjes dhe ajo pëlqehet shume nga fansat.”

Emri “Rebëllajts” është një përbërje prej dy fjalëve. E para është “rebel”/në përkthim një revolucionar/, kurse “ites”/ajtes/ është përshëndetje në Jamajkë në gjuhën patua. “Nga ana tjetër formohet një lojë fjalësh midis “ites” dhe “heights”/shqiptohet se hajts-lartësi në gjuhën bullgare/, të cilët tingëllojnë afër dhe formohet diçka si “rebel i lartësuar”-sqarojnë duke qeshur djemtë.


Grupi ka dy këngë në gjuhën bullgare. “Në det me këmbë” është saundtrak ndaj filmit dokumentar “Kom-Emine-nëpër shpatën e malit Stara pllanina, që ndjek kalimin me këmbë të një grupi turistësh nga maja Kom deri tek qepi Emine.

Më shpesh autor i teksteve të grupit është Mihailli. Muzikantët shpresojnë që deri në fund të vitit të mundin të përfundojnë këngët, të cilat mendojnë të përfshijnë në diskun e vet debutues. Hollësira mësojmë nga vokalisti:

“Përpara një jave nxorëm një këngë të re në gjuhën bullgare-“Të pres”. Realizuam dhe një video shumë të bukur ndaj tij. E incizuam në qytetin Sinemorec, në fund të verës së kaluar. Falënderimet më të posaçme ndaj të gjithë ekipit të regjisores Nina Orlinova dhe operatorit Kalin Pençev.


Në video mund të shikohet aktorja e bukur Desisllava Morales, e njohur nga filmi “Pushteti i Katërt”.

Videoja e re fare nuk është e vetmja, me të cilën “Rebëllajts” mund të lavdërohen. Vera e tyre është e përmbushur me angazhime.

“Kohët e fundit u bënë të ditur artistët bullgar, të cilët do të ekzekutojnë në “Spirit of Burgas”-tha Cvetani.  Falënderojmë, se na besuan. Gjatë verës jemi të ftuar dhe në festivale të tjera-në Malin e Zi, kurse pas kësaj dhe në Veliko Tërnovo fancat mund të na shikojnë në “Nature of hip-hop”/Natyra e hip-hopit/. Vera është një stinë shumë e përshtatshme për ekzekutim të reges në të hapur por dhe efekti mbi njerëzit është vetëm pozitiv.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD