Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfytyrimet popullore për arrën

БНР Новини

Krahas drurëve të tjerë si lisi, panja, pisha, dhe arra po ashtu është njëri nga simbolet e Pemës Universale. Sipas përfytyrimeve popullore, gjatë stinës së dimrit dielli po gjendet në rrënjët e pemës dhe prandaj bën ftohtë. Arra supozohet të jetë rruga e cila lidh botën reale me atë të përtejme. Në ditën e 50-të pas Pashkëve (kur bien Rrëshajat) gratë grumbullojnë gjethearre dhe i vendosin ato sipër varreve. Besohet se shpirtrat e të vdekurve e “shëtisin” botën reale deri në ditën e 40-të pas Pashkëve dhe në Rrëshaja transferohen sërish në botën e përtejme.


Që nga kohëra të lashta mendohet se gjetet e gjelbra të arrës garantojnë paqen e të vdekurve. Degët e arrës çohen në kishë dhe në kohë liturgjie besimtarët përulen mbi to. Ky akt kryhet me besimin se të gjallët do të dëgjojnë dhe do të shohin të vdekurit.




Arra simbolizon natyrën e cila po zgjohet për një ditë të re. Tekstet kushtuar arrave flasin vetë për domethënien e këtij druri. Nën hijen e arrave mblidhen trimat para se të shkojnë në mal për të luftuar, mblidhen po ashtu dhe argjendarët për të punuar sendet e veta. Sipas përfytyrimeve popullore nën hijen e arrave njeriu nuk duhet të çlodhet që të mos e zërë ndonjë sëmundje. Ky përfytyrim popullor shpjegohet me faktin se nën arrat nuk rritet gjë. Në gjethet e arrës formohet një substancë toksike, e cila bie në dhe pas shirave.






Edhe sot populli beson se druri i arrës ka të bëjë me zgjatjen e jetës. Ai i cili mbjell arrë, do të jetojë deri në momentin kur të arrijë trungu i arrës diametrin e qafës së tij. Ja pse në disa rajone, rreth e rrotull fidanit të arrës dikur burrat kanë vendosur rripin e kostumit.


Arrat shoqërojnë po ashtu sofrën e Krishtlindjeve dhe simbolizojnë shëndetin e vitit që po vjen. Kur djemtë shkojnë shtëpi më shtëpi për të kënduar këngë festive, ata qirasen me arra. Arra përdoret dhe në parashikimin e fatit.




Gjethet e arrës kanë fuqi mbrojtëse. Në javën pas Rrëshajave vajzat e reja kanë mbajtur në xhep gjethe arre që të ruhen nga syri i keq dhe figurat e këqija mitologjike. Sot gjethet e arrës përdoren si anti-molë që të mos grisen veshjet prej leshi.






Në disa rajone të vendit në ujin me të cilin lahen të sapolindurit, vendosen gjethe arre që të mos deformohen kockat e fëmijës. Në mjekësinë popullore arra hidhet në substanca të ndryshme për përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Përzihet me mjaltë, hudhër etj. Po ta keni fytin problematik, pini tinkturë të përgatitur nga arrat e gjelbra. Po të vini në Bullgari, mund të provoni dhe reçelin karakteristik prej arrave të gjelbra.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD