Orkestra më e vjetër simfonike te ne është duke përgatitur një program të pasur për stinën e ardhshme. Atje janë të pranishëm yjet bullgare të operës me famë botërore Veselina Kacarova, Krasimira Stojanova, Orlin Atanasov. Priten gjithashtu shumë solistë dhe dirigjentë, të cilët do të paraqiten për herë të parë te ne. Do të ketë dhe një vend të posaçëm për kulturën muzikore franceze. Ende është herët për t’u zbuluar të gjitha befasimet, të cilat na presin gjatë 2015-ës, 2016-ës. Prandaj ka ardhur koha e bilancit, siç bëri të ditur i ngarkuari me punën drejtor Viktor Stojanov në një takim me mediet. Ai dhe ekipi i tij janë duke punuar së bashku tashmë pesë muaj. Më shumë se 3000 muzikantë të rinj (nxënës dhe studentë) kanë vizituar falas koncerte të përfshira në programin e ri “Po ke një vend të rezervuar”. Për ta do të krijohet dhe Akademia për Interpretimin në Orkestër. Në drejtorinë e Filarmonisë së Sofjes do të marrë pjesë edhe violinisti i njohur bullgar Svetlin Rusev, i cili është edhe këshilltari i ri artistik.
Svetlin Rusev është koncert-mjeshtër i Orkestrës Filarmonike të Radios Kombëtare Franceze që nga viti 2005. (Dy vjet më vonë u zgjodh koncert-mjeshtër i parë i Orkestrës Filarmonike në Seul.) Është profesor i violinës në Konservatorin Kombëtar në Paris. Si nxënës në Bullgari dhe student në konservatorin, ku tani është profesor, ai ka fituar shumë çmime në konkurse prestigjioze. Jep shumë koncerte si solist orkestrash, si dhe me programe dhome. A do të arrijë ta përfshijë në grafikun e tij të ngarkuar punën me Filarmoninë e Sofjes? Ja përgjigja e tij:
“Po, jam shumë i zënë, por për mua ky është mision. Në qoftë se mund të ndihmoj me diçka, do të jem shumë i lumtur. Para disa vitesh incizova një kompakt-disk me veprat e Panço Vlladigerovit. E di se kjo është vetëm “një pikë në det”, e cila kontribuon për popullarizimin e muzikës bullgare, por gëzohem se puna ime u pranua shumë mirë. Të gjithë, të cilët jemi në ekip, do të shfrytëzojmë përvojën dhe kontaktet tona, do të përpiqemi ta ndjekim politikën e repertorit. Një prej detyrave tona më të rëndësishme është që të tërheqim më shumë publik, si dhe të krijojmë kushte më të mira pune për muzikantët. Tashmë është duke u përgatitur meremetimi i sallës. Po zhvilloj bisedime me lutierë jashtë, me të cilët të sigurojmë mirëmbajtjen e instrumenteve. Ky është një moment shumë i rëndësishëm i zhvillimit tim. E konsideroj punën time si njëfarë njohjeje. Çdo një shfaqje këtu në skenë është unikale, kurse publiku bullgar gjithmonë na mirëpret shumë ngrohtë. Sa për “lidhjen franceze” në programin për stinën tjetër, detajet janë sekrete, por tani për tani mund të them se do të ketë vepra të painterpretuara deri tani nga epoka të ndryshme. Do të paraqesim mjeshtërit e veglave muzikore, të cilat rrallë përdoren në koncerte solo me orkestër –trombon me tub, korno, trumpet. Artistët e huaj do të organizojnë klasa të posaçme, do të takohen me muzikantë bullgarë. Ideja është që ata të jenë një shembull profesional dhe human për të rinjtë. Shpresoj se do të kemi sukses.”
Kryedirigjenti i Filarmonisë së Sofjes mbetet Martin Panteleev, i cili gjithashtu ka angazhime të përhershme profesionale jashtë. Një ftesë të posaçme mori Maksim Eshkenazi, krijuesi i programeve arsimore për fëmijë dhe adoleshentë “Fortisimo Familja”, “Fortisimo në Klasë” etj., si edhe kolegu i tij slloven Urosh Lajovic. Në afishe gjatë stinës tjetër do të shohim edhe emrat e pianistit dhe dirigjentit francez Zhan-Pier Pomie, Ljubka Biaxhoni (dirigjente në orkestrën që prej disa vitesh) etj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..