24 maj është një nga festat tona më të ndritshme. Në këtë ditë ne lavdërojmë veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, krijuesit e shkrimit sllav. Në vitin 1980 ata ishin shpallur nga papa Gjon Pali II për patronë shpirtërorë të Evropës. Përveç se është festa e shkronjave, 24 maj është dita e arsimit dhe kulturës bullgare.
Historia e alfabetit sllav fillon në shekullin e nëntë – një kohë, në të cilën Roma dhe Konstantonopoja u konkurruan për të drejtën t’i konvertojnë në fenë e krishtere komunitetet e shumta sllave që jetonin në Kontinentin e Vjetër. „Bullgaria atëherë ishte nën ndikimin e fortë të sllavëve. Fqinjat perëndimore dhe veriperëndimore të Bullgarisë ishin Principata Serbe dhe Principata Kroate. Atëherë u krijuan Rusia e Kievit dhe Moravia e Madhe – shteti më i madh sllav i Evropës Qendrore, u zhvilluan proceset e formimit të principatave në Poloni” – shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë historiani prof. Hristo Matanov.
Pse për krijimin e një alfabeti, të përshtatshëm për sllavët, janë zgjedhur pikërisht vëllezërit Kirill dhe Metodij?
„Kirilli ishte një filolog i shkëlqyeshëm, ka mbaruar Shkollën Magnaure. Akoma në një moshë shumë të re ai u dërgua në misione diplomatike. Zotëroi mirë gjuhën sllave sepse ishte nga Selaniku – një qytet me popullsi të madhe sllave. Metodij pati të njëjtat cilësi, por ai ishte më shumë administrues, jo njeri i kulturës. Pati përvojë me konvertimin e sllavëve në fenë e krishtere në rajonin gjeografik të Maqedonisë. Kështu që ata ishin të përgatitur mjaft mirë për këtë mision – tërheqjen e sllavëve në sferën e ndikimit politik dhe kulturor të Bizantit me anë të shërbimit kishtar në gjuhën sllave. Shenjtorët Kirill dhe Metodij ishin misionarë të shkëlqyer bizantino-sllavë, të cilët e zbatuan detyrën e tyre me porosi të rrjeteve politike bizantine. Por misioni ka një rëndësi aq të madhe për të gjithë sllavët, se motivet fillestare politike me kalimin e kohës janë harruar dhe në vend të parë vlerësohet aspekti kulturor dhe religjioz i veprimtarisë së tyre.”
Çfarë është roli i tyre në përkthimin e librave fetare dhe në krijimin e gjuhës së shërbimit të krishterë.
„Roli i tyre është i stërmadh. Do të filloj me gjuhën e shërbimit , sepse kjo ishte detyra e tyre kryesore kur ishin në Moravinë e Madhe. Ideja e Kostandinopojës atëherë ishte se sllavët mund të konvertohen lehtësisht në fenë e krishtere, në se ata e kuptojnë gjuhën e meshave kishtare. Kështu ata mund të pranojnë modelin bizantin. Nuk do të mendojnë se tek ata vijnë njerëz të huaj, të cilët flasin një gjuhë të huaj dhe i detyrojnë të besojnë në një zot, i cili nuk flet gjuhën e tyre. Për këtë arsye është krijuar alfabeti i ri sllav. Por kjo nuk është më e rëndësishmja. Me rëndësi akoma më të madhe është se me këtë alfabet fillon një veprimtari intensive të përkthimit dhe në fillim janë përkthyer disa nga tekstet kryesore të krishtere.”
Sipas profesorit Matanov sfida më e madhe për vëllezërit e shenjtë ishin pikërisht përkthimet, me të cilat ata në praktikë krijuan gjuhën e shërbimit, e cila është në bazë të gjuhës letrare sllavo-bullgare. Sipas fjalëve të tij kjo është një veprimtari epokale sepse këto ishin përkthime të teksteve të ndërlikuara liturgjike në një gjuhë, në të cilën mungonin nocione themeltare për këto gjëra – diçka që është shumë e vështirë. Dhe diçka tjetër – Kirilli dhe Metodiji u ngarkuan me përgjegjësinë e përgatitjes së nxënësve, të cilët do të shërbenin në gjuhën sllave dhe do të vazhdonin veprimtarinë e madhe të shkrimit – më parë në Moravinë e Madhe e pastaj në shtetet e tjera sllave – në këtë numër edhe në Bullgari. Në vitin 886 princi bullgar Borisi I i mirëpriti në Bullgari nxënësit e Vëllezërve të Shenjtë – Kliment Naum, Gorazd, Sava dhe Angellari. Në shtet u krijuan dy shkolla letrare - Shkolla e Pliskës dhe e Presllavit dhe ajo e Ohrit. Veprimtaria e vrullshme e tyre gjatë vjetëve e bëri shtetin tonë djepi i shkrimit dhe kulturës sllave.
„Ato ishin qendra, të cilat në vend të parë kishin detyrë të përgatitnin një numër maksimal nxënësish, sepse Bullgaria ishte para pranimit zyrtar të gjuhës sllave – diçka për të cilën kishte nevojë për shumë priftërinj, të cilët të shërbejnë në këtë gjuhë në kishat. – shpjegoi zoti Matanov. – Dhe në vend të dytë duhet thënë se në Shkollën Letrare të Ohrit ishte krijuar një alfabet më të thjeshtë – alfabeti cirilik. Krijimi i tij është lidhur me veprimtarinë e udhëheqësit të saj Shën Kliment i Ohrit. I frymëzuar nga veprimtaria e Vëllezërve të Shenjtë ai vendosi të krijojë një alfabet më të përshtatshëm për shkrim të shpejtë, kështu që librat të krijohen me shpejtësi më të madhe. Alfabeti glagolik, i krijuar nga Kirilli dhe Metodiji është një alfabet fantastik, por është i vështirë – edhe për shkrim, edhe për mësim. Kështu lindi prototipi i alfabetit, që e përdorim sot. Duke folur për shkollën e kryeqyteteve të vjetra bullgare – Pliska dhe Presllav, ajo mbeti në hijen e Shkollës së Ohrit, por ka një rol të rëndësishëm sepse brenda saj u krijua një rreth letrar elitar. Më vonë, në epokën e mbretit bullgar Simeon, në Shekullin e Artë, siç është njohur koha e udhëheqjes së tij, ky rreth krijoi letërsi elitare, më të cilën Bullgaria u bë e njohur në ambientet e arsimuara të botës së atëhershme sllave.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..