Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia u bë shkak për tension midis Sofjes dhe Moskës

Foto: BGNES
Në Dhomën e Sipërme  të Parlamentit rus Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov  shprehu supozimin, se Perëndimi do që  të ndërrojë qeverinë në Shkup, që të krijohet  kundërpeshë  ndaj  ndikimit rus në regjion. Destabilizimi i Maqedonisë  është  shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe po shqyrtohet ndarja e saj midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në një deklaratë të ashpër Ministri  i Jashtëm Bullgar Daniell Mitov i përkufizoi pohimet e Lavrovit si tentativë të vihet nën pikëpyetje rendin e ditës në rajon dhe bëri thirrje t’i jepet fund kësaj tentative. Toni i ashpër në deklaratën në një nivel të tillë të lartë flet për irritim të madh dhe disa media supozuan, se midis dy vendeve po formohet skandal diplomatik. A do të arrihet në skandal diplomatik do të tregojë zhvillimi i ngjarjeve ditët e ardhshme.  Në rastin e Sofjes irritimi po forcohet nga ndjenja, se Bullgaria është objekt i fushatës tendencioze, sepse pohimet e Ministrit Lavrov ishin paraprirë nga publikime me përmbajtjen analogjike në botimin në internet sputniknews.com. Botimi i  cili konsiderohet si media shumëgjuhëshe e Kremlinit, e cila ka për qëllim të informojë botën për tema të rëndësishme për Kremlinin dhe me siguri jo rastësisht komentet e saj për ngjarjet në Maqedoni janë lidhur me temat më të gjëra si sanksionet kundër Rusisë dhe planeve të ardhshme të  Moskës për gazin në rajon.

Interpretimet ruse shkaktojnë paqartësi tek bullgarët, për shkak të mospërputhjeve faktologjike. Dihet, se Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë,  dihet gjithashtu, se nga ajo kohë deri më sot ajo mbron këtë qëndrim  të saj në të gjitha organet dhe organizatat ndërkombëtare. Në disa rreth nacionaliste vërtet ekziston ideja për përkatësinë historike të Maqedonisë ndaj Bullgarisë, por  edhe në momentet më të tensionuara siç ishte konflikti etnik në Maqedoni gjatë vitit 2011, kjo ide nuk ka pasur as shanse minimale për të shndërruar në ambicie ose realitet.

Në kohën e sotme, si anëtare e BE dhe NATO-s Bullgaria në asnjë mënyrë nuk mund të bisedojë me askënd  për ndarjen e fqinjës sonë perëndimore, e cila është njëkohësisht kandidat për anëtarësim  në BE edhe në NATO. Gjatë kësaj jave në Bruksel Ministri Daniell Mitov deklaroi, se tërësia territoriale dhe sovraniteti i Maqedonisë duhet të garantohen dhe në këtë kontekst  i bëri thirrje BE të përfshihet me të gjitha institucionet e tij në rregullimin e krizës së saj politike.

Tensioni  midis Moskës dhe Sofjes që lindi gjatë këtyre ditëve në lidhje me krizën politike në Maqedoni, me siguri do të duket një episod jo shqetësues  në marrëdhëniet e tyre të dyanshme.  Më tepër shqetëson fakti, se episode të tillë të tensionimit të dyanshëm kohën e fundit lindnin për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare si sanksionet kundër Rusisë për shkak të krizës ukrainase ose për shkak të dështimit të Projektit “Rryma Jugore”, në këtë kuptim janë të paevitueshme, për shkak të përkatësisë së dy shteteve në pole të ndryshme të botës së sotme.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD