Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një valë e gjelbër e mbuloi Sofjen

БНР Новини

Sofja përsëri qe mikpritëse e festivalit tradicional “Ditë të gjelbra”, i cili u imponua si një festë e pritur pranverore nga kryeqytetasit. Dhe botimi i tij i 6 i sivjetshëm, tërhoqi mijëra përkrahës të kauzës së gjelbër. Vizitorët me orë të tëra shëtisnin mes çadrave të hapura përpara monumentit të ushtrisë Sovjetike, qëndruan gjatë përpara banakëve për produkte ekologjike made in BG, njiheshin me mundësitë për një vakantë ekologjike tek ne ose përfshiheshin në gara të ndryshme sportive, karnavale, punishte dhe biseda, të cilat popullarizojnë mënyrën natyrale të jetesës.

Festivali i përvitshëm u zhvillua nga data 21 deri më 24 maj dhe aksenti kryesor qe mbi sjelljen me përgjegjësi, turizmin alternativ dhe produktet natyrale me certifikatë. Ideja e organizatorëve , në fytyrën e asociacionit Bullgar për një turizëm alternativ është të fitojnë sa më shumë përkrahës të kauzës së gjelbër, e cila prej disa vjetëve po grumbullon forcë dhe tek ne. Është e mjaftueshme që të bënë një shëtitje nëpër Sofje dhe nëpër qytetet më të mëdha të vendit, që të mund të bindeni në këtë. Gjatë viteve të fundit u shtuan mjaft dyqanet për ushqime biologjike dhe kozmetikë, si dhe restorantet, të cilët ngulmojnë tek menyja e përshtatshme shëndetësore. Kurse klientë të tyre janë kryesisht njerëz të rinj të arsimuar, të cilët e vlerësojnë natyrën dhe shprehin dëshirë të jetojnë në përshtatje me të. Në lidhje me këtë Eleonora Josifova, koordinatore e ekspozitës tha:


“Kuptimi i kësaj nisme është që të mbledhim në një vend njerëz të cilët merren me bujqësi biologjike dhe kopshtari, si dhe të tillë, të cilët propozojnë produkte ekologjike ose presin turistë, duke u munduar ta imponojnë Bullgarinë si një destinacion për një turizëm alternativ. Kemi pjesëmarrës, të cilët merren me arsimin e fëmijëve dhe mundohen që ti inkurajojnë në një dashuri ndaj natyrës dhe mënyrës  shëndetësore të jetuarit dhe të ushqyerit. Prandaj ftuam dhe fermerët nga tregu i murit Romak në Sofje të prezantojnë prodhimin e vet këtu, në ekspozitë, me idenë të inkurajojmë dhe prodhimin vendas. Për lumturinë tonë më të madhe gjithnjë e më shumë njerëz tek ne janë të nxitur mbi idenë e gjelbër. Ata janë shumë kërkues sa i përket pastërtisë së produkteve të cilat i konsumojnë, si dhe sa u përket vendeve , ku shkojnë për të pushuar. Kurse në ekspozitë paraqiten pronarë të shtëpive për miq, të cilët propozojnë pikërisht një pushim në përshtatje me standardeve evropiane për turizëm ekologjik, të mbrojtur nga certifikata “Shtëpi e gjelbër”. Në të njëjtën kohë, në krahasim me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, tek ne ideja e gjelbër akoma nuk është shumë e njohur. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për përkrahësit e turizmit ekologjik, fshatar dhe malor. Bullgari vazhdon të preferoj vendpushimet tona të përmbushura me njerëz, përpara një pushimi të qetë në fshat mes natyrës. Mbase njëri nga shkaqet është se, praktika e turizmit alternativ kërkon një informim më të madh, angazhim dhe jo në vend të fundit-mjete”-tha Eleonora Josifova.


Në kuadrin e festës u zhvillua dhe Forumi malet 2015, ku qe shqyrtuar zhvillimi i turizmit malor bullgar me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe përfaqësuesve të pushtetit. Kurse për ndryshe, programi i “Ditëve të gjelbra” të sivjetshme qe i larmishëm-prezantim të mundësive për sporte ekstreme në parkun Natyror Vitosha, gara me biçikleta dhe një karnaval të larmisë biologjike për më të vegjlit, një koncert në mbrëmje në të hapur, ekspozita, demonstrime kulinare, degustime...Një interes shkaktuan produktet natyrale kozmetike një prodhim vendas, si dhe demonstrimet sesi vet të përziesh një krem biologjik për fytyrë. Kurse në mësimin për kopshtari, kryeqytetasit qenë të arsimuar sesi të gjelbërojnë hapësirën midis pallateve dhe tarracat. Më tepër njerëz u mblodhën në ditët e pushimit, kur rreth shatrave përpara Monumentit të ushtrisë sovjetike u zhvilluan viktorinë të ndryshme, gara dhe valle me pjesëmarrje të njerëzve të rinj dhe të moshuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD