Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja e njohur Ellmira Dërvarova “ringjall” vepra të çmueshme të lëna në harresë

БНР Новини
Foto: Allbena Bezovska

Një koncert interesant u mbajt mbrëmë në Sallën nr. 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Tre bullgare që ua kanë përkushtuar jetën e tyre muzikës, u takuan për herë të dytë më programin “Nju Jork-Stokholm-Sofje”. Premiera ishte në Stokholm në vitin 2014. Titulli i aktivitetit përfshin qytetet, ku jetojnë interpretueset. Përveç kësaj bën aluzion për larminë e stileve dhe epokave, të prezantuar nga Ellmira Dërvarova – violinë (Nju Jork), Antonina Boneva – piano (Sofje) dhe Vjara Trendafillova (Stokholm).

Ditë para koncertit Ellmira Dërvarova fitoi “Penën e artë” – një dallim prestigjioz bullgar në fushën e kulturës.




“Nga fillimi i vitit kam shumë angazhime – rrëfen zonja Dërvarova. Gjatë janarit doli disku im i incizuar bashkë me pianisten japoneze Shoko Inoue në Kanada, ku jeton ajo. Krahas “Sonatës për violinë dhe piano” të Cezar Frank dhe “Sonatës pranverore” të Bertovenit përfshimë në të dhe romanset e Klara Shumanit. Mua më pëlqejnë shumë grat kompozitore. Prandaj jam shumë e lumtur, se arrita të “ringjallë” dhe vepra të Amanda Majerit. Ajo është nga Suedia. Sonata që interpretojmë me Antonina Bonevën ishte ekzekutuar për herë të parë në Stokholm. Nuk ishte interpretuar në vazhdim të 100 vjetëve. Në fillim të këtij viti në Nju Jork – vazhdon tregimin e saj Ellmira Dërvarova, mora pjesë në një projekt të quajtur “Sheherzada”. Ishin ftuar instrumentistë nga orkestrat më elitare në SHBA, unë isha koncert mjeshtre. Kam kompakt disk të përbashkët dhe program koncertal me Aman dhe Ajan – Alihan, që janë “super yje”. Ata janë muzikantë indianë klasik të brezit të shtatë, i bien sarodit – instrumentit me 19 tela. Teza e tyre është se, midis muzikës lindore dhe perëndimore ka ADN të përbashkët, e cila nuk është e shkatërruar gjatë shekujve nga rregullat e rrepta të klasikes evropianoperëndimore. Këtë projekt e kemi realizuar në Indi gjatë marsit, disku ynë do të na shoqërojë në turneun botëror, që përfshin koncerte gjatë tre vjetëve të ardhshme në qendrat më të mëdha muzikore.”




“Krenohem, se jam ndër interpretuesit që ringjallin veprat e kompozitorëve të talentuar, të lënë në barresë – vazhdoi rrëfimin e saj Ellmira. Në numrin e fundit të revistës “Gramofon” , që doli para pak kohe, është publikuar një material për diskun, që incizova me Orkestrën e Radios së Vjenës – Koncert për violinë të Vernon Duke. Muzika është e mrekullueshme, ngjan shumë stilin e Prokofievit me të cilin kanë qenë shokë. Incizimi u bë në fund të vitit të kaluar dhe unë aktualisht po zhvillojë bisedime për prezantimin e tij. Tashme kam plane edhe për interpretimin e veprës me ndonjë prej orkestrave më të mëdha botërore.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD