Dy galeri të mëdha të kryeqytetit bullgar – Galeria Kombëtare e Arteve Figurative dhe Galeria për Art të Huaj bashkuan koleksionet e tyre në një strukturë të re. Për këtë projekt gjatë viteve të fundit kanë punuar shtatë ministra të kulturës. I njohur si “Luvëri bullgar”, projekti mbledh poshtë një çatie shumë vepra: nga Bullgaria dhe nga Evropa, nga Azia, Afrika, Amerika. Rreth 2 mijë janë eksponatet e autorëve bullgarë dhe të huaj, që ndodhen në 28 salla. Pas një konkursi u saktësua emri – Galeria Kombëtare “Kuadrat 500”.
Ja se çfarë tregon piktori i njohur bullgar Svetlin Rusev, i cili përgjigjet për konceptin dhe për renditjen e ekspozitës.
„Ky është një muze i pazakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Është bërë në bazë të Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative dhe të Galerisë Kombëtare për Art të Huaj. Këto janë dy koleksione, që ndryshohen shumë, që kanë edhe pikat e veta të takimit, kanë edhe ndryshimet e tyre parimore. Dua të them se gjatë organizimit të tërë ambienti me ekipet, me të cilat punuam kishim një qëllim dhe një ide – të tregojmë kulturën bullgare kështu që të mund ta krahasojmë atë me problemet dhe tendencat bashkëkohore.”
Ideja ishte jo vetëm që të bashkohen dy koleksionet në mënyrë mekanike, por që të krijohet një muze i ndryshëm. Në të arti bullgar, i shfaqur paralelisht me veprat e huaja, mund të krahasohet me tendencat e huaja evropiane dhe botërore, kryesisht për shekullin e XX. Qëllimi i ekipit ishte që të tregohen në mënyrën më të mirë gjërat më të vlefshme të artit tonë –duke filluar me vepra nga Rilindja Bullgare – për shembull me autoportretin e Zahari Zografit dhe “Vallja fshatare nga qarku i Samokovit” të piktorit Nikolla Obrazopisec dhe duke arritur deri në tendencat artistike bashkëkohore.
Duhet thënë se ekspozita është renditur për nga periudhat, jo për nga autorët. Kështu në një nga sallat vizituesit mund të shikojnë në një vend veprat e piktorit të madh francez Jozhen Karier dhe të skulptorit Roden dhe pikturat e bullgares së talentuar dhe pothuaj të panjohur Sulltana Suruzhon. “Nuk është e rastit – ajo ndodhet në një vend me Karierin sepse ka afërsi të konsiderueshme mes problemeve që kanë interpretuar atëherë edhe piktorët bullgarë edhe kolegët e tyre evropiane. – tha Svetllin Rusev. – Mendoj se këtu do të dalin gjëra që për studiuesit e artit janë shumë të rëndësishme. Për shembull – dy pikturat e Renoarit ndodhen bashke me piktorin më të ndjeshëm bullgar – Nikolla Petrov. Ata krijojnë në epokën e postmodernizmit. Dhe mund të shikoni afërsinë e madhe mes tyre. Duken shumë mirë kështu paralelisht”.
Dëshira e ekipit është jo vetëm që të tregojë një ambient të organizuar mirë, por ambienti duhet të transmetojë një ide, të prezantojë pasurinë dhe rëndësinë e koleksionit. Dhe jo në vend të fundit – ky është një lexim i ri i artit, i cili jep mundësi për studime dhe interpretime të reja. Hapja zyrtare e galerisë është më 28 maj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova
Fotografi: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..