Njeri prej kompozitorëve më të njohur të muzikës zbavitëse – Razvigor Popov u dekorua me “Shekullin e artë” nga Ministria e Kulturës. Dallimi jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën bullgare dhe në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor. Dallimi përbën vulën e mbretit Simeon të Madhi në formën e medaljes dhe diplomë. Menjëherë pas dekorimit Maestro tha për Radio Bullgarinë:
“Ishte një surprizë, se unë dhe bashkëshortja ime ishim ndër dekoruarit. Ndoshta kjo i detyrohet faktit, se gjatë viteve të fundit merremi kryesisht me veprimtari pedagogjike. U japim mësime fëmijëve të teorisë së muzikës, të këndimit dhe interpretimit në instrumente të ndryshme. Kemi edhe një projekt tjetër për fëmijë më të vegjël, i cili quhet “Teatri i këngës.” Fëmijët më të vegjël me të cilët punojmë janë në moshë nga 6 deri në 12 vjeç, të tjerët janë adoleshentë. Me dy grupet kishim nga një premierë. Publiku buzëqeshte dhe gëzohej me ne. Ky fakt na bëri shumë të lumtur, sepse na tregoi, se kemi arritur të realizojmë pjesë prej qëllimeve tona – fëmijët te merren me art dhe jo të bredhin rrugëve.”
Razvigor Popov ka mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje. Ka punuar në kolektivin “Melodi” të Emill Dimitrovit, pas kësaj edhe me grupin “Start”, me të cilin kishte tetë albume. Është bashkëshort i njërës prej këngëtareve më të dashura të publikut bullgar në fund të shekullit të kaluar – Mimi Ivanova. Me gjithë se gjatë këtij muaji ai mbushi 75 vjeç nuk ka ndërprerë shfaqjet e tij si interpretues.
Mbushen 80 vjet nga lindja e Bogomill Gudevit, i cili tashmë, për fat të keq, nuk është mes nesh. ”Ai ishte një poet dhe muzikant i jashtëzakonshëm, i cili dinte si të përzgjedhë rrokjet më të sakta, të cilat t’i përshtaten më mirë këngëtarit” – kujton Razvigor Popov dhe vazhdon:
“Kur kërkoj tekst për ndonjë këngë të rë, shfletoj ndonjë përmbledhje poetike. Kur ndonjë vjershë prek zemrën time, i them vetes “Kjo do të jetë”. Disa prej kompozimeve të mia më të njohura, të krijuara me Bogomill Gudevin dhe Millço Spasovin, në fakt janë këngë me subjekt – ato kanë histori dhe personazhe. Shumë prej këngëve të mira janë për disa zëra. Kjo i detyrohet faktit, se shumë kohë kam punuar me grup vokal. Pjesa më e madhe e krijimtarisë sime i është adresuar bashkëshortes sime Mimi Ivanova. Ajo është aktore e mirë, mishërohet lehtë në personazhin dhe e “luan” mirë këngën.”
Në vitet 90 të shekullit të kaluar çifti krijues themeloi Shkollën e për fëmijë pranë Pallatit të fëmijëve në Sofje.
“Kur një sportisti përfundon karrierën e vet, ai bëhet trajner – thotë muzikanti. Ne mendojmë në po këtë njëjtën mënyrë dhe i orientuam pedagogjikes. Shkolla jonë është vetëm për amatorë. Mësojmë fëmijët të lexojnë notat dhe të kompozojnë muzikë. Kemi pasur në grupet tona fëmijë të talentuar dhe i kemi këshilluar prindërit ti orientojnë për mësime profesionale. Jemi shumë të lumtur, se kemi qenë zbulues të talenteve të rinj.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e..