Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupet vokale të fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare këndojnë për Festën e Fëmijëve

БНР Новини
Foto: Bulfoto

1 qershor është dita më e preferuar për vogëlushët. Atëherë qielli është plot me balona me shumë ngjyra, kudo dëgjohet muzikë, dëshirat e fëmijëve janë detyra për prindërit. Këngëtarët e vogël nga grupet vokale të Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu festojnë.

Sivjet shënojmë përvjetorin e 25-të të krijimit të formacionit “Radiofëmijët”. Fëmijët në të janë në moshë midis 5 dhe 11 vjeç. Ata incizojnë për programet e Radios Kombëtare Bullgare dhe përveç kësaj japin shumë koncerte. Pjesëmarrja e tyre e fundit ishte në programin e orkestrës “Big Bend” me emër “24 kuadro xhaz”, kushtuar përvjetorit të 100 të kinemasë bullgare. Atje interpretuan këngën “Fëmijëria ime” nga filmi “Pushimi i papritur” – muzikë dhe aranzhim Vili Kazasjan, tekst Bogomill Gudev.

“Radiofëmijët” janë muzikantët më të rinj nën çatinë e “Shtëpisë së madhe” (siç shpeshherë e quajnë Radion Kombëtare Bullgare). Në Korin e Fëmijëve gjithashtu ka fëmijë të vogël, por ata kalojnë një trajnim 3 vjeçar para se të fillojnë të marrin pjesë në koncerte. Repertori i tyre përfshin veprat më të mira korale.

Kori i Fëmijëve i BNR-së është ndër më prestigjiozët në Bullgari dhe arti i tij njihet tashmë në disa kontinente. Është themeluar para 55 vjetësh nga Hristo Nedjallkovi, i cili më shumë se 50 vjet ishte dirigjenti i tij. Maestroja Nedjallkov krijoi shumë këngë për fëmijë për repertorin e korit. Tani dirigjentja e korit është Venecija Karamanova.

СнимкаRadiokori i Fëmijëve përsëri do të shënojë festën e fëmijëve në skenë. Pikërisht më 1 qershor ata do të këndojnë në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Koncerti është organizuar nga shoqata “Bullgaria je ti”.

Pavarësisht se zakonisht fëmijët festojnë në skenë, këtë herë zonja Ilina Todorova e lëri 1 qershorin vetëm për lojëra fëmijësh. Muzikantët e rinj kanë nevojë për pushim pas një seri koncertesh dhe pas prezantimit të tyre të mrekullueshëm në Festivalin ndërkombëtar të arteve “Sen Deni” në Farncë. Përveç kësaj interpretuesit e rinj presin pjesëmarrjen e tyre të fundit për këtë sezon me emër “Përshëndetje, pushim”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD