Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Llogaridhënia e partive është në raport të drejtpërdrejtë me besimin e qytetarëve

Dolitologu dr. Vanja Nusheva, Drejtore Ekzekutive e Organizatës “Transparencë pa kufij”
Foto: BGNES

Afrimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor ishte rasti për organizimin e debateve publike në Sofje, kushtuar llogaridhënies në politikë dhe legjitimitetit politik, të organizuar nga Fondacioni “Fridrih Nauman” dhe Forumi Liberal Evropian.

“Gjatë debateve arritëm në konstatimin, se kemi kërkesa formale për llogaridhënien, të cilët respektohen pjesërisht – thotë politologu dr. Vanja Nusheva, Drejtore Ekzekutive e Organizatës “Transparenca pa kufij”. – Disponojmë një legjislacion të mirë në drejtim të financimit të partive politike dhe të fushatave paraelektorale. Njëkohësisht rezultatet e monitorimit të një sërë organizatash joqeveritare dhe studiuesish në këtë fushë tregojnë, se ka mospërputhje midis mjeteve që shpenzohen në procesin zgjedhor dhe mjeteve që raportohen si të harxhuar. Jemi dëshmitarë të tentativave për financim me anën e firmave ose nëpërmjet buxheteve të institucioneve publike. Të mos flasim për blerjen e votave. Ky është njeri prej aspekteve të problemit.

Gjatë debateve vëmendja u përqendrua mbi nevojën e kontrollit. Llogaridhënia në politikë lidhet me transparencën dhe me kontrollin që realizohet së paku në dy nivele – në nivelin e qytetarëve dhe në nivel institucional. Këtu rolin kyç e kanë qytetarët, zgjedhësit, por jo vetëm në kuadrin e procesit zgjedhor. Kur flasim për financimin e veprimtarisë politike dimë, se pjesëmarrja e simpatizantëve të zakonshëm dhe anëtarëve të partive politike në qeverisje është e vogël. Do më thënë, në llogaridhënien e partive roli i mekanizmave të brendshëm partiak për demokraci janë me rëndësi të madhe. Është e nevojshme të vihet theksi edhe mbi procesin e shqyrtimit, të konsultimit të vendimeve të përgatitura. Gjatë javëve të fundit njeri prej problemeve që tërheq vëmendjen e opinionit publik, është seria e vendimeve të organeve lokale të pushtetit për shitjen e pronës bashkiake pa konsultime paraprake me njerëzit, që jetojnë në vendbanimin përkatës. Ju e shihni sa shumë çështje mund të diskutohen në kontekstin e llogaridhënies dhe të legjitimitetit të qeverisjes. Unë dua të theksoj këtu nevojën e përputhshmërisë midis synimeve politike, programeve paraelektorale nga njëra anë dhe veprimeve dhe vendimeve reale politike në procesin e qeverisjes. Atëherë, kur kemi mospërputhje midis këtyre dy kategorive, besimi i zgjedhëseve në politikanët është shumë i ulët dhe nuk mund të flitet për përmbajtjen efektive të fjalës llogaridhënie.”

Sipas politologut, legjitimiteti në politikë nuk matet vetëm me ligjshmërinë. Ai plotësohet nga autoriteti dhe besimi.

“Partitë politike duhet seriozisht të orientojnë vëmendjen e tyre ndaj tipit të ngjashëm të sjellës – vazhdon politologu. – Ne jemi dëshmitarë të një procesi gjatë viteve të fundit, tek i cili partitë politike gjithnjë e më shumë mbyllen në drejtim të ndikimit si nga ana e anëtarëve partiakë dhe simpatizantëve, ashtu edhe nga ana e qytetarëve. Politika fillon të shndërrohet në profesion për një rreth të kufizuar njerëzish, të cilët nuk mbajnë lidhje efektive dhe të qëndrueshme me zgjedhësit e tyre. Këtu e kemi fjalën për kuptimin si bëhet politika. Jeta reale e brendshme politike është instrumenti kryesor, me anën e të cilit mund të përcaktohen rendi i ditës dhe prioritetet e një partie politike, mesazhet e saj, programet paraelektorale. Etapa e fundit e këtij procesi janë veprimet në qeverisje. Kështu që njeri prej elementeve kryesore për llogaridhënien dhe për besimin ndaj institucioneve është që qytetarët të kenë rol më aktiv edhe në procesin e formimit të politikave brenda partisë, edhe në procesin e vendimeve qeverisëse nga ana e institucioneve.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD