Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Toka e Gjallë” ose një vend i ëndrrave

БНР Новини

“Toka e Gjallë”. Ashtu Elica dhe Krasimir e quajnë vendin ku kanë vendosur të jetojnë. Shtëpia e tyre është me qerpiç dhe oborr, mjaft e madhe për ëndrrat e tyre. Çifti i ri dëshiron të ketë akses të vazhdueshëm në natyrë dhe beson se “gjërat e mëdha janë në ndodhitë e vogla”.

Para katër vitesh Elica dhe Krasimir janë vendosur në fshat. “Përpara kemi jetuar në kryeqytetin e Sofjes ku e kishim kryer arsimin dhe punën. Me kalimin e kohës ideja për një vend të qetë ku t’i rrisim fëmijët tanë u bë më e dukshme dhe vendosëm të shkojmë në fshat”, kujton Elica. Vitin e kaluar, sipas të dhënave statistikore të Asociacionit të Fshatrave të Bullgarisë, 33 500 bullgarë e kanë lënë qytetin për të vendosur në fshat. Ky është një numër rekord. Më interesantja është se gjysma e të larguarve është në moshë pune – nga 18 deri në 45 vjeç. Interes më i shtuar tregohet për shtëpitë me oborr në qarqet Burgas, Plovdiv dhe Bllagoevgrad.

Çifti ynë e ka zgjedhur fshatin Hotonica të qarkut Veliko Tërnovo. “Ky fshat është shumë interesant për sa i përket historisë së tij. Është populluar që në Mesjetë nga fiset trake. Këtu është gjetur po ashtu njëri nga thesaret më të vjetra prej ari në Bullgari. Natyra është fantastike. Po e shijojmë dhe ujëvarën e fshatit”, rrëfen Elica. Me ndihmën e shokëve të tij çifti ka rindërtuar shtëpinë e vjetër vetëm me materiale natyrore: baltë, argjilë e kashtë. “Shtëpia në fshat të sjell një përjetim krejtësisht të ndryshëm se banesa e zakonshme në qytet”, vë në dukje gruaja e re. Asaj i pëlqen të punojë në pemishte dhe shpjegon se për familjen e saj me rëndësi është ta di origjinën e ushqimeve.

“Përpiqemi minimalisht ta dëmtojmë tokën dhe mjedisin, tregon Elica. – Me të shoqin besojmë se çdo hap i vogël që bën secili prej nesh e ndryshon pak a shumë situatën në Bullgari. Po flas në të vërtetë për gjërat e vogla. Ja, p.sh. ne mbledhim pikat e shiut dhe i derdhim ato në pemishte. Kemi tualet ekologjik. Pra, përpiqemi t’i konsumojmë burimet në mënyrë të arsyetueshme. Mbeturinat organike i kompostojmë, ndërsa të tjerat – i hedhim veç e veç.”

СнимкаPërveç bio-ushqimeve, çifti i ri mbledh fara për riprodhim. “Po reduktohet numri i njerëzve të cilët i ruajnë farat. Bile të moshuarit e fshatit janë mësuar të shkojnë në dyqan për të blerë paketa farash të selektuara”, konstaton gruaja e re. Ja se si ka lindur ideja për Bibliotekën e Farave nga rajoni i Veliko Tërnovos.

“Fillimisht menduam për një bankë farash por më në fund doli bibliotekë, thotë Elica. – Ne ua japim farat familjeve të tjera. Këto familje pasi që kanë kultivuar bimët, rimbledhin farat dhe na i kthejnë ato. Procesi i ngjan procesit të një biblioteke fizike. Ideja është e riprodhimit, sepse po të kemi ne, të dy një qind fara vështirësisht do të arrinim t’i riprodhojmë. Çdo bimë i ka veçoritë e saj. Dy lloje misri, p.sh., nuk është mirë të kultivohen njëri pranë tjetrit, sepse do të pllenohen dhe fara nuk do të jetë farë e pastër. Ne kërkojmë t’i ruajmë farat që i kemi trashëgim nga paraardhësit tanë. Këto fara janë të qëndrueshme, nuk janë hibride. Sot në dyqane shiten kryesisht fara hibride dhe me kalimin e kohës sigurisht ato do të bëhen dhe OMGJ.”

СнимкаBiblioteka e farave e çiftit të ri është e sapostartuar. Prandaj në të ka rreth 50 fara. “I mbledhim nga vende të ndryshme, nga plakat e fshatit”, shpjegon Elica. Gruaja e re kujdeset si për dy fëmijët e saj, ashtu dhe për oborrin e shtëpisë ku rriten perime dhe fruta. Mirëpo, bio nuk janë vetëm ushqimet që prodhon, por dhe sapuni me bazë bimore, me të cilin sapun lahet familja.

“Edhe pse nuk duam të dëmtojmë mjedisin, unë vetë e bëj sapunin, rrëfen e zonja e shtëpisë. – Në familjen time jemi vegjetarianë dhe nuk e përdorim yndyrën e kafshëve. Ky ishte dhe shkaku tjetër që të filloj të prodhoj sapun shtëpiak. Kryesisht përdor vaj luledielli, kokosi e ulliri. Ekstraktet janë nga bimët të cilat kultivoj, ndërsa aroma vjen nga vajrat eterike. Sapunët e mi janë maksimalisht të pastër.”

Në fshatin e Hotnicës ka rreth 600 shtëpi dhe banorët nuk numërojnë më se 200 veta. Ka po ashtu dhe dy-tre familje të tjera të reja. Në fshat janë vendosur dhe shumë anglezë, me të cilët çifti i ri komunikon herë pas here. Elicën e merr malli për shoqërinë në qytet, por pohon se me të shihen përmes internetit ose bën vizita te miqtë e saj. I shqoi i saj është ornitolog dhe punon përmes internetit, duke garantuar buxhetin familjar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD