Më 2 qershor – dita në të cilën nderojmë kujtimin e poetit-revolucionar Botev, çetarët e tij dhe dëshmorët për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, zgjodhëm t’ju tregojmë historinë e një kënge të dashur dhe shumë të njohur. “Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet...” – kështu fillon teksti, i krijuar më 20 maj 1876 nga patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov. Sipas fjalëve të tij personale – “gjatë lajmit të parë për kalimin e Botjos tek Kozlloduji”. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Të gjithë qemë të entuziazmuar, hollësirat për trimërinë burrërore dhe sikurse të marrë nga ndonjë legjendë transmetoheshin si ndonjë legjendë gojë më gojë. Nën përshtypjen e kësaj ngjarjeje unë shkrova vjershën time “Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet”, shumë shpejt pas kësaj e bërë jashtëzakonisht e njohur, e formuar si këngë. Nëpër kafet, nëpër rrugë, nëpër pijetore, aty ku takoheshim, flitej vetëm për këtë. Bisedat nisnin dhe përfundonin me Botevin”. Titulli origjinal i poemës është “Radecki” – në bazë të emrit të anijes, me të cilën Botevi dhe çeta e tij arrijnë bregun bullgar. Kënga, e krijuar në bazë të këtyre vjershave interpretohet me një numër të ndryshëm kupletesh. Kurse në krijimin origjinal letrar ato janë mbi 20.
Lidhja midis dy krijuesve të mëdhenj bullgar ka historinë e vet interesante. Mezi 15 vjeç, Vazovi bëhet ndihmës-mësues në qytetin Kallofer, tek dhaskali Botjo Petkov – babai i revolucionarit. Shpesh dëgjon shqetësimet e mësuesit të vet. Ato janë të shkaktuar nga temperamenti i tij i papërkulur dhe tepër i bujshëm të djalit të tij Hristo, i dëbuar nga gjimnazi në Odesa. Më vonë ka rast që personalisht të njihet me të. Botevi bile arrin që të fitoj Vazovin me idetë e veta revolucionare. Por, para së gjithësh me forcën e poezisë së vet, kuptohet.
Sot kënga “Danubi i qetë dhe i bardhë” është një pjesë e pandarë nga repertori i koreve të ndryshme për nga përbërja e tyre dhe orkestra të frymëmarrjes. Interpretohet në festa kombëtare dhe si një pjesë nga programet e koncerteve. Kjo këngë e shkëlqyer patriotike është këngë e dashur si për të mëdhenjtë ashtu dhe për të vegjlit.
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..