Një nga specialitetet kulinare të Bullgarisë u respektua me krijimin e një muzeu special, hapja i të cilit u shoqërua me një festë. Në qytetin Gorna Orjahovica u organizua një festë laramane dhe tepër e shijshme, heroi kryesor i së cilës ishte suxhuku. Delikatesa vendore prodhohet në këtë rajon që prej shekujsh dhe është një meze e detyrueshme në çdo trapezë.
Festivali i kushtuar suxhukut organizohet që prej vitesh në qytet. Ai shoqërohet zakonisht me veprimtari të ndryshme si për shembull gara për prerjen më të mirë të suxhuku ose për pjatë më bukur të aranzhuar e kështu me radhë. Kulmi sivjet ishte hapja zyrtare e muzeut të suxhukut prodhuar në Gorna Orjahovica. Në të vizituesit mund të shikojnë si në të kaluarën ishin rregulluar repartet për prodhimin e tij. Këtu ka vegla dhe makina të lashta të shoqëruara me shumë fotografi. Njëra prej atraksioneve është vizatimi i madh mbi mur, që rikrijon një punishte të vjetër. Koleksioni u rregullua në oborrin e Muzeut Historik të qytetit Gorna Orjahovica. Ditën e hapjes miqtë kishin mundësi të shijojnë delikatesat e tri firmave të qytetit, të cilat janë pronarët e vetëm të licencës së prodhimit me markën “Suxhuku i qytetit Gorna Orjahovica”.
Në fakt ky është produkti i parë bullgar, që mori certifikatën e BE-së për rajon specifik gjeografik të prodhimit. “Suxhuku i qytetit Gorna Orjahovica tashmë është një markë e mbrojtur dhe mund të prodhohet vetëm këtu, vetëm nga tri firmat vendore” – shpjegon Pllamen Mademov, drejtor i Muzeut Historik të qytetit. Prej tij mësojmë, se prej shekujsh suxhuku është pjesë e kulturës vendore dhe mënyrës së jetesës së banorëve të rajonit:
“Që prej kohe banorët e qytetit Gorna Orjahovica lavdëroheshin si tregtarë dhe blegtorë të mrekullueshëm. Njerëzit e rajonit rriteshin kope të mëdha bagëtish. Këtu organizohej edhe një nga tregjet më të njohura të demave – tregon Pllamen Mademov. – Pronarët nuk ishin në gjendje që të ushqenin ato tufa të mëdha bagëtish gjatë dimrit. Prandaj në fund të verës pronarët e bagëtive ishin të detyruar të therin disa prej demave. Kështu lindi receta unike e suxhukut rajonal.”
Mirëpo, edhe më sot receta ruhet në një sekret të plotë. Atë që dimë për këtë sallam është se prodhohet vetëm nga mish demi dhe shijohet me erëza tipike bullgare. Krahas kësaj shija varet edhe nga klima e thatë vendore, që karakterizohet me ajrin e ftohtë dhe me erëra të lehta gjatë dimrit. Në të kaluarën njerëzit thanin mishin. Kjo ishte praktika më e përhapur e konservimit. Me kalimin e kohës banorët e qytetit Gorna Orjahovica vendosën të përmirësojnë shijen e suxhukut.
“Ata filluan të copëtojnë mishin dhe me këtë mish të grirë të mbushin zorrë të bagëtive të imta. Kjo edhe më sot është etapa e parë e prodhimit – shpjegon Pllamen Mademovi. – Cilësia është në varësi të veçorive rajonale të klimës dhe të atmosferës. Në rajonin e qytetit Gorna Orjahovica formohet një myk i bardhë mbi suxhukun, që është karakteristik vetëm për këtë vis. Pikërisht këtë lejon, që ai të ruhet për një kohë më të gjatë. Kështu prodhimi i suxhukut në qytet ishte në varësi të stinëve vjetore. Mirëpo, me kalimin e kohës me repartet për tharjen dhe me teknologjitë e reja, suxhuku filloi të prodhohet gjatë tërë vitit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..