Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Djathi i gjelbër, shpargujt bio dhe derri i vogël nga Ballkani Lindor – për sfidat e kuzhinës së re bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kur të bëhet fjalë për mënyrën tonë të të ushqyerit, jemi gjithnjë e më pretenciozë dhe “shëndetësorë”. Tani gjithçka duhet të jetë “eko”, “bio”, ose të paktën “të bërë në shtëpi”! Dhe pa lëndë të yndyrshme, ju lutem! Del se ushqimet bio “made in BG” janë jo vetëm të dobishme, por mund të jenë mjaftë të shijshme. Akoma më tepër në qoftë se ofrohen në atmosferën elegante të një restoranti gurme. Kultura kulinare e bullgarit po rafinohet.

Si shumë kuzhinierë të tjerë dhe pronarët e restoranteve gurme, Petër Jorgov po udhëton nëpër Bullgarinë, duke kërkuar produkte unikale, tipike bullgare, me të cilat t’u bëjë një përshtypje të mirë klientëve. “Te ne vijnë kryesisht njerëz me kritere të larta për ushqimin dhe shërbimin” – na shpjegon bashkëfolësi ynë. Petër nuk është një kuzhinier i zakonshëm, por është piktor i vërtetë. Ai pikturon me shije dhe aroma dhe frymëzohet nga natyra e bukur bullgare dhe frytet e saj. Zbulimi i tij i fundit janë një lloj shpargujsh të gjelbër, të cilat rriten sipas të gjitha standardeve të bujqësisë bio në rajonin e fshatit të Varnës Oborishte. I ofrojnë nën formën e sallatës me gaforre, ose të akullores, bashkë me kaçkavall deleje nga mali Rodope. Fantazitë e tij kulinare provokojnë oreksin e shumë bullgarëve dhe të huajve. “Shumica e klientëve vijnë te ne nëpërmjet TripAdvisor” – na shpjegon Petër. Restoranti i tij nuk është vendi i vetëm në Varna, ku njeriu mund të shijojë menynë më elitare bullgare. Kohët e fundit kryeqyteti ynë detar fitoi famën e vendit më të kërkuar për emocione të tilla kulinare. Restorante elitare gurme mund të gjejmë edhe në Veliko Tërnovo. Tashmë çdonjëri përpiqet të tërheqë klientin gjithnjë e më pretencioz me diçka origjinale dhe po të jetë e mundur me diçka bullgare. E tillë është strategjia e Petër Jorgovit. Sipas tij tendenca u është drejtuar ushqimeve bio, prodhimit shtëpiak dhe tregjeve të fermerëve. Produkti i tij i dashur është djathi i gjelbër bullgar, i cili ka një traditë njëqind vjeçare. Ai furnizohet me të nga një fremë bio në fshatin Çerni Vit në malin Stara Pllanina dhe e përfshin në tërë plejadën e gjellëve të tij.

Снимка“Ky është djathi i vetëm i natyrshëm prej myku në Ballkan – shpjegon Petër. – Ai ka ngjyrë të gjelbër jashtë, kurse brenda është i bardhë. E ka aromën e kërpudhës, qumështit dhe barit, e cila shtrihet në gojë dhe pasi e gëlltitni aroma zhduket. Po përdor akoma një produkt unikal bullgar, i cili përgatitet sipas teknologjive të vjetra në fermën në fjalë. Bëhet fjalë për një lloj djathi, i cili ngjan me djathin francez bri, por është me lëvore me ngjyrë blu dhe të gjelbër. Është mbuluar me myk të natyrshëm, por bërthama e tij është e verdhë dhe ka një aromë të butë mali dhe qumështi. Shumë shpesh në meny përfshij kofshë derri. Prodhuesi i seleksionon derret dhe i shtie në kripë të zakonshme. Kështu mishi mbetet 4-6 muaj në kamerën e frigoriferit, pas së cilës thahet jashtë në vazhdim të një viti e gjysmë. Zbulimi im i fundit është një derr i llojit “derr i Ballkanit Lindor”. Mishi i tij është i jashtëzakonshëm!”

Mishin Petër e merr nga një fermë e vogël afër fshatit të Shumenit Veselinovo. Atje rriten derre të lumtura të llojit më të vjetër bullgar. Kafshët shëtitin lirisht në livadhet malore, ushqehen me gogla, rrënja, kërpudha, fryte të ndryshme dhe në fund gjenden në restorantin e Petër Jorgovit të gatuara me patate të freskëta, me trumzë dhe me shparguj të fshatit Oborishte.

СнимкаMirëpo një meny elitare nuk përbën asgjë pa një gotë me verë të bukur! Në qoftë se vera është bullgare, akoma më mirë! Petër disponon mbi 700 etikete dhe thotë se klientët e tij preferojnë kryesisht markat bullgare, të cilët provokojnë oreksin dhe rritin humorin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD