Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Sofjes prezanton repertorin për vizitën në Japoni

БНР Новини
Skenë nga opera “Princi Igor”
Foto: operasofia.bg

15 vjet pas vizitës së parë të Operës së Sofjes në Japoni, trupa kthehet përsëri në vendin e lindjes së diellit. Në dy spektaklet e ardhshme të “Princi Igor” (5 qershor) dhe të “Turandotit” (dy ditë më vonë), do të këndojnë solistët, të cilët do të marrin pjesë në turne, të planifikuar për muajin tetor. Në operën “Princi Igor” nga Aleksandër Borodin regjisori akademik Pllamen Kartallov bën konceptin e vet dramaturgjik prej autori, duke i dhënë një kuptim të ri titullit, duke mohuar luftën dhe përfundon me paqe dhe dashuri midis personazheve kryesor.

Më 7 qershor Opera e Sofjes do të shënojë një jubile të dyfishtë me spektakël të “Turandotit” nga Xhakomo Puçini. Përveç se mbushen 40 vjet nga debutimi i Gena Dimitrovës në rolin e Turandotit, festohen 20 vjet nga premiera e shfaqjes të Pllamen Kartallovit. Produkti, të cilin ai e krijon, kthen në skenën e Operës së Sofjes sopranon e madhe dramatike Gena Dimitrova dhe dirigjentin Metodi Matakiev.

Gjatë kohës së matines jubile më 7 qershor do të tregohen skena nga shfaqjet e njohura me pjesëmarrjen e Gena Dimitrovës në këtë rol në Sofje, Milano dhe Verona. Do të tregohen dhe kujtime nga puna me interpretuesen e njohur të Turandotit, e cila iku nga kjo botë gjatë muajit qershor 2005.

Foto: BGNESDirigjent i spektaklit do të jetë Grigor Palikarov. Kësaj radhe në rolin e princeshës së keqe kineze do të shikojmë nxënësen e Gena Dimitrovës – Gabriela Gjeorgjieva. Në rolin e Lius do të shikojmë Sillvana Prëvçevës, kurse në rolin e Kallafit do të jetë Kostadin Andreev, i cili ka qenë partner në këtë opera me sopranon e madhe dramatike.

“Me Gena Dimitrovën kam kënduar Turandotin më përpara në Itali – kujtohet tenori. – Aty ishte takimi ynë i parë. Prej kohe doja të njihemi dhe një ditë ajo erdhi në hotelin, në të cilin isha. Kur e pash, çudia dhe habia ime ishte shumë e madhe. Në këtë mënyrë filloi miqësia jonë. Ajo sillej me mua si nënë. Pas kësaj kemi punuar bashkë gjatë vizitave të saj me Operën e Sofjes në Japoni. Këto janë kujtime të paharrueshme, sepse për mua ajo ishte Turandoti më i madh dhe këngëtarja më e mirë e cila ka interpretuar këtë rol. Të jem partnere me të në perlën e Puçinit, të vënë nga akademiku Kartallov, është një nga arritjet më të mëdha në të gjithë karrierën time. Gjatë viteve kam marrë pjesë në shfaqje të ndryshme të “Turandotit” por energjia përfshirëse e cila gjendet pikërisht në këtë spektakël të Pllamen Kartallovit, më sjellë gjithmonë deri në një fluturim frymëzues të shpirtit.”

Foto: operasofia.bgVendimet e regjisorëve në spektakël shkaktojnë potencialin prej aktori dhe atë të të kënduarit të të gjithë pjesëmarrësve. Puçini frymëzohet për temën e operës nga pjesa e Karlo Gocit “Turandot”, të cilën e shikon në Berlin gjatë vitit 1919. Leximi i Pllamen Kartallovit propozon një pasqyrë moderne, të pranishme për një auditor më të gjerë. Më shumë mësojmë nga Kostadin Andreevi:

“Spektakli pasqyron kalimin nga rinia drejt pjekurisë. Kallaf është i paraqitur si i ri, i cili kërkon vendin e vet në botë. Duke u dashuruar pas Turandotit, ai piqet. Në mënyrë analogjike, me forcën e ndjenjave të veta, ai mundet ta kthejë princeshën nga një copë akull në një qenie njerëzore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD
Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD