Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Malinale” – adresa e ndryshme e artit

Foto: Joan Kolev

Vepra të profesorëve të arteve figurative, të piktorëve të njohur, mjeshtër të artit klasik dhe modern. Dhe të gjithë ata me një sërë ekspozitash të rregulluara si në vend, ashtu edhe jashtë shtetit... Mirëpo, ku mund të shikojmë këtë ekspozitë – në kryeqytet, ose në ndonjë prej galerive të mëdha të vendit? Dhe sa e logjikshëm të tingëllojë ky supozim, do të themi, se bëhet fjalë për një bianale, që organizohet në fshatin Gorna Malina. Kështu që është i logjikshëm emri i veprimtarisë “Malinale”. Ekspozita mund të shihet në Sallën e Riteve të bashkisë së fshatit. Mirëpo, si një veprimtari të tillë organizohet në një bashki aq të vogël.

Më shumë hollësi sjell piktori dhe organizator i ekspozitës Mihaill Tanev: “Si lindi Ideja? Mendoj, se njerëzit duhet të takohen dhe të komunikojnë me njeri tjetrin. Para dy vitesh deshëm të zbulojmë sa ishin krijuesit, që punojnë në territorin e bashkisë së fshatit Gorna Malina. Kështu lindi ideja të rregullojmë një ekspozitë si një nga mënyrat e vetme të mbledhim krijuesit në një vend. Atëherë në këtë veprimtari të parë erdhën 22 autorë. Tani janë më se 30. Është e vështirë të përmenden emrat e të gjithë krijuesve. Disa janë profesorë në Akademinë, ka edhe skulptorë të afirmuar. Krahas piktorëve dhe skulptorëve, në bashki ka edhe fotografë të mrekullueshëm. Jam i bindur, se forumi “Malinale” pas vitesh do të mbledh edhe krijues të gjinive të tjera.”

Ka krijues, të cilët e kanë zbuluar fshatin Gorna Malina dhe fshatrat përreth si një vend i qetë për krijimtari. Prandaj ata u vendosën këtu prej kohe. Dhe shkak është, se ky rajon shtrihet vetëm disa kilometra larg qytetit të madh. Për shembull profesori Vihroni Popnedelev, vendosi të krijojë një qendër artistike në fshatin Dollno Kamarci. Ky krijues i njohur bullgar kalon një pjesë e madhe prej kohës aty, duke realizuar idetë e tij prej novatori dhe duke u mësuar fëmijëve romë të pikturojnë.

Të tjerë si punuesja e qeramikës Nevenka Llukova lindën në këtë rajon. Për shembull ajo e ka prejardhjen nga fshati Bellopopci. Pasi mbaroi shkollën e fshatit fqinj Gajtanevo, nisi studimet në Akademinë e Arteve Figurative, specialitetin skulpturë dhe qeramikë. Në vend ajo ka realizuar më se 20 monumente. Krahas kësaj prapa shpinës ka dhe shumë ekspozita me vete. Pas ndryshimeve demokratike nisi të merret me modë dhe me pikturim. Ajo gjithnjë ndjen një dëshirë të zjarrtë të eksperimentojë. Prandaj çdo ditë kërkon sfida të reja.

Vallë, a krijohet një tendencë e re, e cila të nxjerrë shfaqjet kulturore jashtë qendrave tradicionale në qytetet e mëdha? Sikur – po. Po rritet numri i festivaleve, që organizohen në vendbanimet e vogla. Gjithnjë e më shumë bëhen iniciativat, që provokojnë shfaqje artistike në një mjedis jo të zakonshëm. Dhe një pjesë prej kësaj harte të re të jetës kulturore tek ne është edhe Bianalja “Malinale”, që organizohet nja 30 kilometra larg kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD