Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Millço Levievi shënon përvjetorë të rëndësishëm në një skenë me “Version Akustik”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Më 10 qershor nga ora 20:00 në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” publiku do të marrë pjesë në një koncert, i cili shënon disa ngjarje të rëndësishme. Dy prej tyre janë të lidhura me xhaz muzikantin e madh bullgar Millço Leviev, i cili feston 60 vjet veprimtari artistike. Kjo është paraqitja e tij e fundit në skenën e madhe. Për partnerë të vet në këtë benefist maestroja ka zgjedhur trion “Version Akustik” – Antoni Donçev – piano, Hristo Jocov – bateri dhe Gjeorgji Donçev – kontrabas.

Producenti i koncertit Hristo Jocov tregon: “Publiku do të marrë pjesë në një ngjarje me të vërtetë të paharrueshme. Millço Levievi ka vendosur se, që këtu e tutje do të ndajë më shumë kohë për kompozim dhe nuk do të marrë pjesë në programe me “një prani serioze të pianos”. Gjatë viteve ne kemi ekzekutuar bashkë me të shumë herë dhe veç e veç si solistë, dhe si një “Version Akustik”. Për herë të parë kryej dhe rolin e producentit. Kjo është një veprimtari e papranueshme për mua, por është interesante të shikoj “nga ana tjetër”. Le të nënvizojë se, Millçoja pa dyshim që është “flagmani” i kësaj muzike në Bullgari. Kontribuojë jashtëzakonisht shumë për popullarizimin e krijimtarisë origjinale të xhazmenve tanë. E zgjodhëm sallën “Bëllgaria”, sepse ajo është tepër emblematike për karrierën e Millço Levievit kur ka qenë një pjesë nga formacioni legjendar “Fokus 65”. Përpara 50 vjetëve aty ka qenë koncerti i tyre i parë. Në të ka ekzekutuar me muzikantë të shkëlqyer – Simeon Shterev-Banana – flaut, Pepi Sllavov – bateri, Teodosi Stojkov – kontrabas. Akoma me paraqitjen e vet muzikantët nga “Fokus 65” fituan dekoratën e kritikës gjatë vitit 1965. Kjo është si një certifikatë për vlerë. Këta janë njerëz të cilët krijuan kritere dhe pasues. Ne vet me Antonin jemi rezultat nga ato ngjarje. Proceset të cilat kanë filluar gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar janë shkak që xhazi në Bullgari sot të jetë në një nivel mjaft të mirë. Millçoja feston dhe 60 vjet veprimtari në skenë, ne festojmë 30 vjet nga themelimi i “Versionit Akustik”. Vendosa ta shfrytëzoj këtë datë dhe këtë ngjarje, që të mund të paraqesim albumin e fundit të formacionit tonë. Ai është incizuar më 1 dhe 2 maj sivjet, dhe aktualisht po përfundojmë hollësirat e fundit.”

Albumi i mëparshëm i “Versionit Akustik” doli gjatë vitit 1998. I riu do të prezantohet më 10 qershor. Si shënohet ai në biografinë krijuese të formacionit?

“Albumi nga viti 98 dhe projekti i ri tregojnë se çfarë është “Versioni Akustik” në kohë. Më kënaqësia për mua është se, “shpirti për bërjen e muzikës” nuk ka ndryshuar që nga themelimi i grupit gjatë vitit 1984. Sot ne jemi pjekur më tepër, jemi pasuruar. Ai i cili vendos të krahasojë katër albumet e “Versionit Akustik”, menjëherë do të kuptojë se, këta janë muzikantë të njëjtë. Fakti se mbetëm me Antonin bashkë gjatë viteve, për mua po kështu është një arritje e madhe. Pavarësisht nga projektet e shumta dhe të ndryshme, në të cilat merr pjesë secili, drejtimet dhe orbitat muzikore, në të cilat lëvizim, në skenë ne jemi si In dhe Jan. Për ne “Versioni Akustik” mbetet një territor i ruajtur.”

Për miqtë e Radio Bullgarisë Hristo Jocovi ofroi një nga piesat e veta prej autori, të përfshirë në albumin e ri “Apolonia” – interpreton “Versioni Akustik”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD