Arinjtë Bojka dhe Standi nga kopshti zoologjik i parkut pyjor “Lipnik” u bënë shumë të njohur. Shkaku për këtë popullaritet është ndryshimi i vendbanimit të tyre – nga kopshti zoologjik pranë qytetit Ruse në parkun për arinj vallëzues në rajonin e qytetit Belica (në mallin Rilla). Në vendin e re vëllai dhe motra tërë ditën shtrihen në livadhet me diell, lahen në liqenet artificiale bashkë me arinjtë e tjerë që jetojnë atje, paraqesin veten para objektivave të turistëve. Bojka dhe Standi janë 8 vjeçar dhe prej kohësh vendlindja e tyre në qytetin Ruse ishte e papërshtatshme për rritjen e arinjve. Akoma para dy vjetësh Ministria e Ekologjisë bëri përpjekje t’i nxjerrë arinjtë nga “Lipniku” për t’i çuar ata në Kopshtin Zoologjik të qytetit Dobriç, ku kushtet janë më të mira. Por atëherë qytetarët e Ruses organizuan shumë protesta. Bashkia e qytetit gjithashtu pengoi përpjekjet e Ministrisë. Kështu dy vjet më vonë u arrit një kompromis – bashkia e qytetit Ruse do të ndërtojë një kopsht më të mirë dhe më modern me kushte të përshtatshme për dy arinjtë. Deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit ata do të mbeten në parkun pranë qytetit Belica. Transportimi i Bojkës dhe Standit ishte një sfidë e vërtetë për njerëzit nga fondacioni “Katër putra”. Gjatë udhëtimit vëllai dhe motra, me peshë përkatësisht 250 dhe 300 kilogramë, ishin nën anestetikë. Tani ata jetojnë në kushte më të mira, mund të thuhet se bile janë luksoze, të cilat u përgjigjen të gjitha kritereve për një vendbanim të arinjve të murrmë. Kjo do të thotë – qelizë me madhësi 170 metra katrore plus pishinë, vend për gjym dimri, bimësi të pasur dhe më shumë – shkurre boronice. Për Bojkën dhe Standin dhe për 24 kafshët që jetojnë në park kujdeset një personel i trajnuar posaçërisht për këtë punë specifike. Sipas nëpunësve, të sapoardhurat adaptohen lehtësisht në situatën e re.
Çdo vit peshkatarët ankohen për shkak të dëmeve mbi rrjetet e tyre. Fajtorët gjithmonë janë të njëjtë – delfinët, të cilët afrojnë bregun duke kërkuar ushqim. Bëhet e qartë se ekziston një zgjidhje e këtij problemi. Para pak kohe mbrojtësit e rinj të natyrës nga shoqata “Ballkani” instaluan dy pajisje moderne, të cilat do t’i shtyjnë gjitarët detarë nga vendet, ku ndodhen rrjetet. Në të njëjtën kohë ato janë krejt të parrezikshme për delfinët. Pajisjet moderne tashmë ndodhen në vende, ku ka shumë rrjete – pranë qyteteve veriore Kavarna dhe Ballçik dhe në rajonin e kepit Kaliakra. Ashtuquajturat “repellentë akustikë” apo “pingar” përdoren në shumë shtete detare në botë. Instalimi i tyre në detin tonë bëhet pikërisht në fillimin e stinës së peshkimit. Peshkatarët çdo ditë plotësojnë formularë, me të cilët raportojnë për rezultatet, e lidhura me praninë e delfinëve dhe me dëmet e shkaktuara nga ata. Studimi do të vazhdojë 3 muaj dhe do të tregojë a këto pajisje janë të përshtatshme për bregdetin tonë. Në se rezultatet janë pozitive ato do të instalohen në vende të tjera të bregdetit bullgar.
Dhe akoma një lajm ekologjik nga bregdeti bullgar. Para pak kohe përfundoi studimi i parë për praninë e lëndëve të dëmshme në organizmat e peshqve në detin bullgar. Studimi është zhvilluar në vazhdim të 10 vjetëve dhe tregon përmbajtjen e ndotësve dhe metaleve të rënda në organizmat e 10 peshqve më të përhapur në Detin e Zi, si stavridhi, harenga e vogël, burdullaku, qefulli i verës, skumbria e Danubit, barbuni, pallamiti, peshku lejlek. Studimi tregon se më pak toksinë ka në harengën e vogël, që është lloji më i përhapur dhe më i lirë, i cili ofrohet në të gjithë restorantet gjatë stinës turistike. Specialistët këshillojnë ta konsumojmë harengën e vogël të pjekur, jo të skuqur sepse kështu nga peshku dalin të gjithë ndotësit që ndodhen brenda tij. Më shumë toksinë (megjithëse brenda normave të parrezikshme për konsumim) ka në skumbrinë e Danubit, sepse ajo shumëzohet në ujërat e ndotura të lumit Danub. Në përgjithësi peshqit e Detit të Zi janë më të pastër sesa janë peshqit e Detit Mesdhe – na qetësojnë specialistët.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..