Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Astronomia bëhet poezi në rrjetin “Eleganca dhe gravitacioni”

Foto: arkiv

Shkencëtarë, artistë, muzikantë dhe poetë janë ndër miqtë e rrethit “Eleganca dhe gravitacioni”. Takimet e tyre ngjajnë me dukuri kozmike që rrallë herë ndodhen dhe të cilat mbahet mend për gjithmonë. Sivjet ata përsëri u takuan në Sofje në shtëpinë-muze të kompozitorit të njohur bullgar në fillim të shekullit të XX – Panço Vlladigerov. Rast janë festat tradicionale të kulturës, organizuar gjatë majit nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski” në Sofje.

Ideja për vargun e takimeve nën titullin “Eleganca dhe gravitacioni” ekziston prej kohe. Edhe shkencëtarët, edhe poetët ndajnë, se janë të joshur të marrin pjesë në të, sepse ajo ofron fushë për shfaqje para dy lloj publiku “të përkushtuar” dhe “jo të përkushtuar”. “Kur flasësh me fakte shkencore dhe tregosh zbulimet në astronomi, auditori i jo të përkushtuarve kupton vetëm pjesërisht atë që prezantosh, pjesën tjetër e formon sipas përfytyrimeve të veta”, thotë doc. Petko Nedjallkov, udhëheqës i Departamentit së astronomisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Çdo vit doc. Nedjallkovi zgjeron rrethin e përkrahësve të “Eleganca dhe gravitacioni” para së gjithësh me krijues në fushën e poezisë dhe muzikës. Ndër më të rinjtë është Ilijan Metev, i njohur si regjisori i filmit dokumentar “Ambulanca e fundit e Sofjes”, i cili fitoi disa dallime ndërkombëtare. Për takimin e rrethit “Eleganca dhe gravitacioni” Ilijan erdhi me violinën e tij dhe e mahniti auditorin me interpretimin emocional të Sonatës nr.5 “Pranverore” të Betovenit. Pas kësaj tema e artit shkaktoi debate mes profesorëve të astronomisë në sallë. Me ta Ilijan ndau përshtypjet e veta nga kontakti me krijimtarinë e Betovenit: “Ka një bilanc të përsosur midis intelektit dhe ndjenjave tek Betoveni. Për shembull nëpërmjet përdorimit të dinamikës dhe ritmikës. Vende-vende ai sikur i thotë interpretuesit, këtu mos i shpreh ndjenjat deri në fund. Kështu arrihen nuanca elegante, të cilat mbajnë forcë të veçantë për krijimtari dhe frymëzim. Kur i bie violinës kjo është mënyra ime e komunikimit me publikun. Muzika është arti më i pastër, që na lartëson mbi të përditshmen dhe na afron me yjet. Suksesi im më i madh, pa dyshim janë filmat e mi, me gjithë se atje mungon kontakti i drejtpërdrejtë dhe emocional me auditorin. Kur i bie violinës kam dialog me njerëzit, bile ndjej si publiku ndikon mbi intonacionin dhe ndryshon interpretimin tim.”

Rajço RajçeviPas debateve të shkurtra për përsosmërinë e muzikës, takimi “Eleganca dhe gravitacioni” kaloi në fushën e poezisë. Rajço Rajçevi me pseudonimin letrar Rajsen thotë me modesti për vete, se nuk do që të kurorëzohet me emrin poet, por kur reciton vjershat e veta, të gjithë e dëgjojnë me kënaqësi të madhe. Fjalët e tij janë si objektet qiellore, nevojitet shumë punë dhe këmbëngulje, që të dekodohen dhe të radhiten në sistemin e ndërlikuar të poezisë. Në vija të ngjashme është filozofia e Rajsenit. Për nga profesioni ai është kriptograf dhe ka bërë kode sekrete për mbrojtjen e informacionit të dikasterit. Ka interesa ndaj zbulimeve shkencore në astronomi, ndërsa komunikimi i tij me njerëzit në këtë fushë i sjell gëzim dhe frymëzim. Para pak kohe, në konkursin “Poezi që është pranë yjeve” që u zhvillua në majën Rozhen, ai fitoi njohjen e parë për krijimtarinë e vet.

“Marrëdhëniet e mia miqësore me shkencëtarët filluan nga poezia. Jam i lumtur se pata mundësi të takohem me këta njerëz, ata janë eruditë të mëdhenj, në të njëjtën kohë me zemra ta ngrohta. Ka fakte në astronomi për të cilat edhe unë kërkojë përgjigje. Sa i pafund është Universi, ndërsa njerëzimi shoh nga Kozmosi me anën e teleskopëve të tij dhe sondave vetëm 4% prej botës së supozuar. Ne jemi kaq të vegjël, përveç nesh në Univers ndoshta ekzistojnë qenie të tjera inteligjente, për të cilët vetëm supozojmë. Por frymëzimi nuk vjen nga lartë, ai është fryt i punës dhe dëshirës. Thonë, se koha në të cilën jetojmë, është pa shpirt, po kjo nuk është kështu. Ka njerëz të mirë dhe të urtë, por për fat të keq sikur u japin rrugë atyre pa shpirt. Më bëri përshtypje të fortë një mbishkrim në një çezmë të vjetër në malin e Rodopeve. Atje lexova “Djalli rri mbi paratë”, e pyes vetën, kush sundon në botën tonë, sikur paratë. Kjo duhet të na shtynë të mendojmë!

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD