Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq legjenda e muzikës së lehtë bullgare – Boris Guxhunov

Foto: BTA

Në moshë 74 vjeç ndërroi jetën këngëtari i madh i muzikës së lehtë bullgare Boris Guxhunov. “Tom Jonesi bullgar”, siç ishte njohur ai lindi në qytetin Pazardhik (Bullgari Jugore). Mbaroi Institutin e Lart të Artit Teatral “Krëstju Sarafov” dhe njëkohësisht Shkollën për interpretues të muzikës së lehtë pranë Radios Kombëtare Bullgare. Për një periudhë të shkurtër punoi me një nga grupet e para të muzikës rok tek ne – “Byzylykët e argjendtë”. Më vonë u bë solisti i orkestrës “Sofja”. Bëri shumë turne në Evropë, Azi, Amerikën Jugore, Afrikën Veriore. Ai ishte autor i disa prej teksteve të këngëve të veta.

Momenti i kthesës i jetës së Boris Guxhunovit ishte 21dhjetor 1971, kur këngëtari ishte ndër pak të mbijetuarit e një aksidenti me avion në aeroportin e Sofjes. Atëherë vdiqën shumë kolegë të tij. Për një periudhë të gjatë pas kësaj ai evitonte shfaqjet skenike. Në vitet e 90 të shekullit të kaluar ai, bashkë me Borisllav Grënçarovin dhe Bojan Iavnovin krijuan trion “BoBoBo”, e cila kishte një sukses të madh. Në vitin 1998 interpretuesi mori dekoratën e madhe të festivalit ndërkombëtar për muzikë zbavitëse “Orfeu i artë” për kreativitetin e tij të përgjithshëm. Në vitin 2003 doli CD me këngët më të mira të Boris Guxhunovit, në vitin 2009 kolegët e tij organizuan për të një koncert të madh.

U preftë në paqe!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD