Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cameron Carpenter: “Unë kërkoj ekstazën”

БНР Новини
Foto: BTA

Virtuozi amerikan i organos prezantoi shoun e tij të parë në vendin tonë mbrëmë në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. E quajnë “djalin e keq të organos”, por flokët e tij në stilin “punk” dhe veshja ekstravagante nuk duhet të na mashtrojnë. Muzikanti i ri konsiderohet si një prej yjeve të reja në muzikën klasike jo vetëm për shkak të interpretimit të tij virtuoz, por edhe për këtë se arrin të tërheq vëmendjen e të rinjve ndaj një instrumenti, i cili sipas traditës tingëllon para së gjithësh në kishë. Që 4 vjeçar ka filluar t’i bjerë organos. Rrëfen, se ende nuk ka ditur të flasë, kur për herë të parë e ka përjetuar emocionin e rebelit, ndërsa instrumenti madhështor as pak nuk e ka trembur. Ja se çfarë tha ai në një intervistë për Radio Bullgarinë:

“Një gabim i madh është frika e organistëve nga përmasat e veglës së tyre muzikore. Për mua organoja është lidhur me racionalitetin dhe në këtë kuptim lidhja e saj me fenë mbetet anës. Ajo është një instrument, i krijuar nga shkenca, prandaj  pritjet nga ekzekutimet e muzikës duhet të jenë në këtë drejtim. Me gjithë atë në kishë organoja gjithmonë është konsideruar si një ndërmjetës midis besimtarëve dhe Zotit.”

A e ndjen veten si blasfemist duke interpretuar muzikën e tij i veshur si një yll roku?

“Që të ketë blasfemi, unë duhet të jem besimtar – përgjigjet muzikanti. Përveç kësaj organoja nuk është lidhur aq ngushtë me kishën, se sa me çështjen ushtarake. Ajo e ka rrënjët në Greqinë e lashtë, ku është përdorur si instrument për sinjalizime në distanca të gjata. Pas kësaj prejardhja e saj është manipuluar si instrument kishtar. E vërteta është se është përdorur në Heladën dhe luftërat që janë zhvilluar në atë kohë.”

Cameron Carpenter ka mbaruar “Juilliard School” në Nju Jork, por shpirti i tij i paqetë e detyroj që të mos pranojë mënyrën në të cilën jepen mësimet në konservator dhe në kishë për organon. Dhe shpjegon se asnjë organist nga e kaluara dhe e tanishmja nuk ka pasur guximin të zgjerojë kufijtë e këtij instrumenti.

A ekzistojnë kufij në art, të cilët ai nuk është gati të kapërcejë?

“Ka gjëra që nuk do të bëja. Në fakt jam shumë konservator në drejtim të artit, me gjithë se kjo nuk duket nga pamja ime e jashtme. Nuk më pëlqen shumë muzika e sotme. Prandaj në koncertet e mia i kushtoj një vëmendje të veçantë melodisë dhe jo teknikave avangarde dhe moderne.” Muzikanti na tregoi se personalisht dhe me financa ka ndihmuar për konstruimin e organos me të cilën jep koncerte – ajo është digjitale dhe e lëvizshme, me sistem të teknologjisë së lartë të tingëllimit.

Publiku i entuziazmuar në Sofje u kënaq me tingujt e këtij instrumenti, sepse ishte i privilegjuar nga fakti, se Bullgaria është i vetmi vend i Evropës Juglindore, i zgjedhur nga organisti origjinal për turneun e tij të sivjetshëm.

“Njeri prej shkaqeve është, se Bullgaria ka folklor shumë interesant. Për fat të keq, muzika folklorike nuk ka vend në repertorin e muzikës së organos. Por unë vet frymëzohem nga folklori, sidomos ai anglez, i cili ka ndikuar shumë mbi mënyrën e kompozimit dhe interpretimit tim. Bullgaria ka muzikë popullore shumë interesante, mund të thuhet se ajo është unike. Ato këngë që kam pasur mundësi të dëgjoi më kanë lënë përshtypje të fortë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD