Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisionerja evropiane Korina Krecu: fillojnë 7 programe me vlerë të përbashkët 7.6 mlrd euro

БНР Новини
Foto: BTA

Për periudhën e ardhshme programore (2014-2020) Bullgaria do të mund të përdorë para nga shtatë programe operative me vlerë të përbashkët rreth 7,6 mlrd. euro. Këtë e tha para gazetarëve komisionerja evropiane e politikës rajonale Korina Krecu, e cila ishte në një vizitë tek ne me ftesë të kryeministrit Bojko Borisov. Investimet do të drejtohen tek fusha kyçe, ku do të krijohen vende të reja pune, do të zhvillohen inovacionet, do të inkurajohen të rinjtë dhe do të ndërtohet e ardhmja e shtetit, saktësoi Krecu.

“Jam e impresionur nga puna e qeverisë bullgare në lidhje me periudhën programore 2007-2013, që po përfundon  – tha komisionerja evropiane Krecu. – Bullgaria tashmë ka përvetësuar më se 76% të mjeteve të miratuara, duke pasur parasysh se para gjashtë muajve niveli i absorbimit ishte rreth 60%.”

Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov nënvizoi se tashmë janë miratuar dy programet e fundit operative për Bullgarinë për periudhën 2014-2020 – “Mjedisi” dhe “Rajonet në rritje”. Vlera e tyre e përbashkët është 2,8 mlrd euro. Sipas kryeministrit niveli i përvetësimit të mjeteve financiare gjatë muajve të fundit mund të pranohet si sukses:

“Besoj se deri në fundin e vitit do të kemi përvetësim 90-92% të parave në kuadrin e periudhës së mëparshme programore, sepse punojmë në mënyrë strikte. Do të bëjmë gjithçka të mundshme dhe këto para do të hyjnë në ekonominë tonë – në projekte të mëdha infrastrukturore, në ekologji.” – premtoi Borisovi.

Korina Krecu përshëndeti qeverinë për këtë se janë evituar korrigjime financiare për 250 mln euro dhe kjo sipas fjalëve të saj do të thotë se kjo shumë është përdorur për mbështetjen e biznesit bullgar dhe të rajoneve fshatare. Komisionerja Evropiane Krecu kujtoi gjithashtu se deri në fundin e periudhës programore mbeten akoma 1 mlrd e 800 mijë euro, të cilat Bullgaria duhet t’i përvetësojë.

Pyetjes a do të vazhdohen projektet, të cilat nuk do të përfundojnë gjatë këtij viti, ajo i përgjigj se sipas rregullores së re të gjitha shtetet duhet të përfundojnë projektet e tyre gjatë dhjetorit të vitit 2015. Mirëpo ajo nuk përjashtoi mundësinë për transferimin e projekteve të papërfunduara drejt periudhës së ardhshme programore. Deri në fundin e këtij viti Bullgaria duhet të përfundojë punë për projekte në kuadrin e programeve operative “Transporti”, “Zhvillimi rajonal”, “Mjedisi” etj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD