Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndismat e vjetra bullgare gjallërohen

БНР Новини
3
“Kryqi i thyer” – ornament i vjetër, i cili e ka kuptimin “themel”
Foto: Desisllava Ivanova

“Për kuptimin dhe njohjen e mirë e popullit bullgar, bashkë me studimet e tjera folklorike dhe etnografike, me rëndësi të madhe është studimi i ornamenteve popullore bullgare. Ato janë në bazë të artit figurativ të popullit bullgar. Duke analizuar ornamentet do të kuptojmë çfarë ka krijuar populli bullgar, çfarë ka huazuar nga popujt e tjerë, çfarë është kontributi i tij” – shkruan në librin e tij nga viti 1913 “Qëndismat popullore bullgare” piktori i njohur Stefan Baxhov.

Zllatka Popova dhe Stojka PopovaKëtë ide e përkrahin Stojka Popova dhe Zllatka Popova – nënë dhe bijë nga qyteti Plovdiv (Bullgari Qendrore), të cilët mundohen të popullarizojnë dhe të ruajnë qëndismën tradicionale bullgare në formën e saj fillestare. Dy mjeshtret kanë pasur 30 ekspozita në Bullgari dhe në botë. Veprat e tyre kanë qenë në Shkup, Tokio, Moskë, Japoni, Zvicër.

Më 11 qershor në Institut për Etnologji dhe Flokor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u hap ekspozita e tyre e radhës me titull – “Magjia e qëndismave bullgare”.

“Kohët e fundit njerëzit interesohen për këtë nga e kemi marrë origjinalin, çfarë është origjinali – a është pjesë e ndonjë fundi, këmishe apo dekolteje. Dhe ne shpjegojmë – tregoi Stojka. – Për këtë arsye në këtë ekspozitë, e cila ndoshta është e para e llojit të vet, tregojmë veshjet origjinale, të cilat ruhen në Muzeun Etnografik Kombëtar dhe prej të cilave i kemi marrë qëndismat konkrete. Tregojmë si përpunohet dhe si aplikohet ajo në jetën e paraardhësve tanë dhe në veshjen bashkëkohore dhe moderne.”

Qëndisma nga rajoni i qytetit Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) që daton 200 vjet më parëDikur bullgaret patën më se 100 lloje qëndismash, por tani pjesa më e madhe prej tyre është humbur apo është harruar. Sot zakonisht mund të shihen rreth 10 prej tyre. Gjatë vjetëve Stojka dhe Zlatka vazhdimisht kërkojnë qëndisma të reja dhe kanë arritur të gjejnë lloje të vjetra, t’i restaurojnë dhe t’i ringjallin në veprat e tyre. Kështu në punimet e tyre të shumta dhe të bukura ka më se 30 qëndisma! Të gjejnë një teknikë të re të qëndisjes, për to është një fat i vërtetë dhe ato menjëherë e restaurojnë atë. Në punën e tyre të restaurimit të teknikave të vjetra nganjëherë ato takojnë dëshpërime:

“Jam shumë e zemëruar me disa mjeshtër dhe artistë të cilët në vend të qëndismave, bëjnë printime – tha Stojka Popova. – Si mund të dekorojnë pëlhurat me printime? Për kostumet e ansambleve folklorike dhe për skenë nuk mund të përdoren dekorime të tilla. Nuk është profesionale dhe kostumet duken keq. Nuk duhet të bëhen veshje të tilla false, në asnjë mënyrë. Ne përpunojmë veshje unike, përpiqemi t’u afrohemi sa më shumë origjinaleve dhe për fat të mirë njerëzit kërkojnë pikërisht kostume të tilla. Kohët e fundit ka një tendencë të mirë – njerëzit shpesh organizojnë dasma me veshje tradicionale. Veshjet i marrin me qira nga muzetë etnografike apo përpunojnë kostume posaçërisht për këtë rast. Kjo është shumë se mirë sepse tregon se të rinjtë respektojnë traditën.”

“E kuqe, kafe, e zezë, blu, jeshile, e verdhë, në të gjitha nuancat e tyre – këto janë ngjyrat e qëndismave tradicionale bullgare – shpjegoi Zllatka Popova – në to mund të shihen të gjitha ngjyrat, sipas traditave të krahinës konkrete.”

Dantella tipike për zbukurimin e veshjesPyetjes a ekzistojnë ornamente karakteristike vetëm për qëndismat bullgare, ajo i shpjegoi kështu: “Pema e jetës, kuajt, lulet tipike, motivet e kafshëve, koka e gjelit – këto janë motivet tradicionale. Dhe nuk duhet harruar një lloj të posaçëm dantelle, që përdoret për zbukurimin e veshjes – vendoset zakonisht në mëngë, funde, dekolte. Qëndismat tradicionale bullgare janë shumë të pasura, me ornamente dhe ngjyra të ndryshme.”

Qëndisma e restauruar “maqedonase” (për mëngë)Dhe kjo në të vërtetë është kështu – në vitrinat e ekspozitës “Magjia e qëndismave bullgare” mund të shihen bukuria dhe eleganca e mbulesave, kamishave, fustaneve, shamive. Ngjyra e trëndafilit  dominon në qëndismat maqedonase (Bullgari Jugperëndimore), e kuqja e ndritshme është ngjyra e elementeve të krahinës pranë Sofjes (Bullgari Perëndimore), në të gjitha nuancat e kafes është përpunuar ajo e rajonit të qytetit Pleven (Bullgari Veriore). Pëlhurat nga qytetet Samokov dhe Elhovo (Bullgari Jugore) janë në të gjitha ngjyrat e ylberit, duken sikur janë të paprekura nga dora e njeriut, sikur kanë ardhur nga e kaluara...

Ornamente prej një shamie të dasmësSipas Stefan Baxhovit në krijimtarinë e vet bullgarja ka implementuar tërë pasurinë e saj shpirtërore. “S’ka asgjë tjetër më të përsosur në fushën e artit tonë popullor që mund t’i tejkalojë teknikët e përpunimit të qëndismave, t’i tejkalojë kompozimet dhe larminë e tyre. Bullgarja si një piktore e vërtetë riprodhon format dhe ngjyrat e natyrës duke i stilizuar ato në mënyrën më të mirë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD