Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjahtarët janë kundër vrasjes së pakontrolluar të gjahut

БНР Новини
Foto: BGNES

Para disa ditësh kryeqyteti u bllokua nga mijëra gjahtarë, përfaqësues të Organizatës Kombëtare të Gjahtarëve dhe të Peshkatarëve “Bashkimi i Gjahtarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari”. Shkaku: problemet e grumbulluara në vazhdim të 15 viteve të gjuetisë dhe të ekonomisë së gjuetisë.

“Ka ardhur koha që ato të zgjidhen, sepse nga kjo varet ruajtja e gjuetisë si pasuri kombëtare – nënvizoi Vasill Vasilev, kryesekretari i shoqërisë, në një intervistë për Radio Bullgarinë – Nuk është e pranueshme që në shekullin e XXI të vazhdojnë disa praktika të këqija, të të cilave sot jemi dëshmitarë. “Bëhet fjalë për kapjen e gjahut në kurthe në sipërfaqet e lira dhe për transportimin e tyre pas kësaj në ekonomitë private të gjuetisë. Atje kafshët pushkatohen në grupe. Për vrasjen e tyre dëshmojnë disa video në internet, ku shihet se si vriten deri në 150 derre të egra në ditë. Shembuj të tillë të shkeljes së ashpër të çfarëdo që të jenë parimeve në gjueti ripohojnë përfytyrimin negativ për gjahtarët në shoqërinë bullgare:

Foto: arkiv“Në shtetin tonë gjuetia konsiderohet si një veprimtari, e cila është në dëm të natyrës – shënon Vasill Vasilev. – Negativet u janë drejtuar kryesisht gjahtarëve, sepse ne në asnjë mënyrë nuk arrijmë ta popullarizojmë kontributin e çdo një gjahtari bullgar në ruajtjen e natyrës. Organizata Kombëtare e Gjahtarëve, e themeluar para 117 vitesh, është krijuar pikërisht për këtë qëllim. Që atëherë gjahtarët kanë kuptuar se po të mos ketë përpjekje të bashkuara për ruajtjen e natyrës bullgare – ajo do të asgjësohet. Në qoftë se shikojmë prapa në të kaluarën, shihet se iniciativa për legjislacionin e gjuetisë është pikërisht e gjuetarëve. Ata i aplikojnë afatet për gjuetinë dhe nxjerrjen e biletës për gjuetinë dhe në këtë mënyrë realizojnë kontroll mbi gjueti. Roja e parë kombëtare e gjahtarëve u krijua në saje të gjahtarëve bullgarë. Ata krijuan fermat e para për gjahun dhe peshkun, të cilat i rimëkëmbin popullatat. Pyllëzimet e para gjithashtu janë vepër e tyre.”

Shumë shpesh të gjitha këto kujdese për natyrën mbeten të fshehura. Prandaj njerëzit nuk mund të kuptojnë se për çdo një gjahtar të përgjegjshëm e drejta e gjuetisë është lidhur me detyrimin për ruajtjen e gjuetisë:

Foto: Radio Vidin“Gjahtarët e vërtetë kujdesen për gjahun dhe mbijetesën e tij – shënon Vasill Vasilev. – Ata krijojnë ara për gjahun, luftojnë për ruajtjen e habitateve. Vendosin me mjetet e veta govata të ushqimit të kafshëve, shpëtojnë kafshët që vuajnë dimrin e ashpër, i ruajnë nga grabitqarët, i shuajnë zjarret pyjore. Për fat të keq e gjithë kjo nuk mund të thuhet për kolegët tanë nga organizatat për mbrojtjen e natyrës. Mungesa e përkrahjes adekuate nga ana e sektorit joqeveritar, si dhe indiferenca e shtetit e lejojnë biznesin për ta bërë çfarë që të dojë me gjahun dhe kjo është në dëm të vetë gjahut. Bëhen prova për t’u asgjësuar Organizata Kombëtare e Gjahtarëve, e cila është korrigjuesi i vetëm i të gjitha interesave politike dhe korporative. Qëllimi është që të miratohen pa probleme ligje kundër natyrës bullgare. Në Bullgari në vend që të krijojmë rregulla dhe parime konkrete dhe shteti të ndjekë nëse ato respektohen nga të gjithë, sigurohet një liri, për të cilën nuk ka nevojë. Aktualisht të gjithë gjahtarët kanë lirinë e plotë të bashkohen dhe në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për monopole. Organizatat ekologjike mbrojnë pozitën e ministrisë në vend që të përpiqen t’i kuptojnë kërkesat tona. Në deklaratat e tyre asgjëkund nuk përmendet për ruajtjen e habitateve, me të cilat është lidhur shumëllojshmëria biologjike e vendit. Nuk ka asnjë fjalë edhe kundër politikës agresive bujqësore, ose prerjes intensive në territoret pyjore. Askush nuk e kontrollon përqendrimin e lëndëve të lejuara kimike, pa problem përdoret dhe një sasi e madhe e atyre të ndaluara. Pse të na sulmojnë, pasi mund të bashkohemi dhe t’i zgjidhim problemet së bashku?”

Uniteti i Shoqërisë Kombëtare të Gjahtarëve që prej kohe është halë në sy për politikanët. Para disa vitesh ata bënë disa korrigjime në Ligjin për Gjuetinë, që të krijojnë një Bashkim Alternativ të Gjahtarëve, në të cilin sot bëjnë pjesë vetëm 5000 veta, për llogari të 125 000 vetave në Organizatën Kombëtare të Gjahtarëve dhe të Peshkatarëve – Bashkimin e Gjahtarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari, ka gjithashtu akoma 10 000 gjahtarë të tjerë, të cilët nuk bëjnë pjesë asgjëkund. Pyetja e madhe është se si të kufizohet gjuetia e paligjshme dhe kush do të ndjekë për respektimin e ligjit në kushtet e mungesës së rregullave të rrepta, të cilat t’u përkasin të gjithëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD