Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prapë sprovohet dhurimi shoqëror ndaj pranisë së huaj ushtarake

Foto: EPA/BGNES

Dhurimi i shoqërisë bullgare gjatë kësaj jave prapë u vu në sprovim nga deklaratat e politikanëve dhe ushtarakëve për prani të ardhshme të teknikës së rëndë ushtarake amerikane dhe të ushtarëve amerikanë në Bullgari. Po themi prapë, sepse emocione të ngjashme shoqëria kishte gjatë shkurtit të këtij viti në lidhje me mobilizimin kontrollues të ushtrisë bullgare, një akti i cili disa e pranuan si përgatitja për luftë me Rusinë. Tani ministri ushtarak i SHBA-së shpalli në Talin, se bashkë me vendet e tjera lindore dhe evropianoqendrore, Bullgaria pranoi, që në territorin e saj të dislokohen tanke amerikane, armë amerikane dhe teknikë tjetër amerikane. Zëvendës komandanti i korpusit të këmbësorisë detare amerikane në Evropë shpalli më vonë, se gjatë shtatorit në Bullgari do të mbërrijnë 155 këmbësorë detarë amerikanë me 4 tanke, 6 automjete të blinduara dhe 3 obusë. Lajmet shqetësuan shoqërinë bullgare. Një kontribut për ashpërsimin e ndjeshmërisë ndaj pranisë së huaj ushtarake në atdhe dhe për shtimin e frikës për shfrytëzimin e saj kundër Rusisë, dhanë jo vetëm agjitimi i fortë pro rus dhe antiamerikan, por edhe vet pushtetarët. Në vend që të shpjegojnë në mënyrë adekuate arsyetimet për pranimin e teknikës së huaj dhe personelit të huaj ushtarakë, fillimisht ministri ushtarak deklaroi, se nuk ka kërkesë zyrtare për një akt të tillë. Madje shtoi, se i drejtoi pyetje ambasadorit amerikan në Bullgari. Mezi pak më vonë ministri i jashtëm shpjegoi, se bëhet fjalë për angazhime të marra përsipër nga Bullgaria, që në vitin 2006 gjatë pushtetit të koalicionit tri-partiak në krye me Partinë Socialiste Bullgare. Dhe megjithëqë fillimisht përfaqësuesit e kësaj partie insistuan për debat të jashtëzakonshëm parlamentar mbi temën, pas këtij sqarimi u zhytën në heshtje. Kishte shumë faktorë politikë, të cilët i arsyetuan shqetësimet shoqërore. Dhe përderisa jashtë shtetit dëgjoheshin deklarata për dislokim të ardhshëm të armëve në Bullgari, në vend përfundonte stërvitja taktike me pjesëmarrje ndërkombëtare “Kabile 2015”. Në të ishin të angazhuar 50 ushtarë nga Trupat e Këmbësorisë së SHBA-së në Evropë, tanke M1“Abrams”, transportues të blinduar “Hammer”, makina ushtarake "Stryker", helikopterë, avionë. Megjithëkëtë kjo nuk shqetësoi aspak shoqërinë paqedashëse. Kështu që është fakt, se kur bëhet fjalë për çështje ushtarake në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, shoqëria dëshiron dhe meriton një informacion më objektiv dhe më korrekt. Me teknikë të rëndë tokësore Bullgaria nuk mund të tregojë agresion ndaj Rusisë. Megjithëkëtë edhe me qëllime trajnuese, kjo teknikë do të shfrytëzohet në krahun lindor të NATO-së, i cili kohët e fundit në lidhje me krizën në Ukrainë është mbartës i një farë tensioni.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD